NË 105 VJETORIN E FILATELISË KOMBËTARE SHQIPTARE

Nga Prof.Dr. Naser FERRI

Një nga simbolet universale të shtetësisë dhe identitetit kombëtar- pulla postare, për herë të parë ishte shtypur më 1840 në Angli, ndërsa më pak së një shekull më vonë edhe në Shqipëri.

Pa s shpalljes së Pavarësisë më 1912, në Shqipëri ishte krijuar Ministria e Postave me në krye z..Lef Nosi në kohën e të cilit edhe kishte filluar emetimi i pullave postare shqiptare.Ç’është e vërteta në Shqipëri që nga viti 1863 ishin në përdorim pullat postare të Perandorisë Otomane (përdorimi i tyre më së pari kishte filluar në Shkodër), por nga 5 maji e deri më 1 dhjetor 1913 ishin emetuar 6 emisione të pullave të para shqiptare, të cilat kryesisht ishin në formë vulesh me ngjyrë të zezë (me logo të Ministrisë së Post-Telegrameve të Shqipnisë) të shtypura në zarfa në sasi të kufizuara (2232, 2442).Një seri e vogël ishte shtypur në letër të bardhë dhe pullat (800 sosh)  ishin ndarë me makinë qepje.Nga 16 qershori deri më 20 tetor 1913 ishte shfrytëzuar një sasi e konsiderueshme pullash të administratës pushtuese osmane të viteve 1909-1910 mbi të cilat, nëpërmjet një vule dore prej bakri, ishte  mbishtypur një shqiponjë dykrerëshe dhe nën të fjala “Shqipënia”.

Më 1 dhjetor 1913 është emetuar seria prej 6 pullash me portrete të Skënderbeut, autor i të cilëve ishte piktori çek Hainz Kautsch. Këto pulla të cilat kishin vlera nominale 2, 5, 10, 25, 50 qintarka dhe 1 frang, ishin shtypur në Torino të Italisë dhe ishin rishtypur disa herë të njëjtat mes viteve 1914-1920.Përndryshe pullat postare  shqiptare kishin vazhduar të shtypën jashtë vendit deri në vitin 1957.

Që nga viti 1947 kishin filluar të  themelohen klubet filatelike, ndërsa më 1959 ishte krijuar Shoqata e Filatelistëve në Tiranë.

Në Kosovë filatelia kombëtare zë fill pas luftës së fundit, respektivisht më 15.mars 2000 dhe deri më tash janë emetuar dhjetëra seri pullash me motive nga fusha e kulturës, arkeologjisë, etnologjisë dhe nga fusha e trashëgimisë kulturore në përgjithësi.

Pullat postare të Kosovës kishin fituar disa çmime ndërkombëtare, ndërsa në vitin 2017 pulla “Shenjëtrimi i Nënës Tereze” në Venecia të Italisë ishte shpallur pulla më e bukur në botë me tematikë religjioze nga organizata International Philatelic Prize “Saint Gabriel”.