Dokumentar vërtetë i qëlluar, me peshë dhe vlerë të lartë i refleksioneve shumë përfshirëse kulturore e artistike
Shaban Hasangjekaj

Fshati Vuthaj i Komunës së Gucisë, është vendbanim me popullatë tërësisht shqiptare. Është fshat piktoresk me pozitë kodrinore, me bukuri tërralla natyrore (kanione, ujëvara, shpella, etj.), të cilat janë motiv i joshjes së shumë vizituesve, turistëve nga komuna dhe më gjerë. Mysafirët me rastin e vizitës së bërë fshatit fitojnë përshtypjen se kanë të bëjnë me njëtrevë atraksionesh e bukurish që ka krijuar natyra, e të cilat rrallëkund mund t’i hasin, si Ujëvara Gërla, Syri i kaltër (i Skavkaçit), Lugina e Ropojanit, Bjeshka e Bjeliçit, Krojet e Ali Pashës, etj.
Në të kaluarën jo shumë të largët, Vuthajt ishin njëri ndër fshatrat më të mëdhenj në trevën e Komunës së atëhershme të Plavës. Asaj kohe numëronte mbi 200 familje me mbi 1.200 banorë. Është fshat që shtrihet përballë e rrëzë Alpeve Shqiptare dhe bjeshkëve të larta me pyje e rreshta. Por gjithsesi fshat i cili më tepër veçohet, njihet e përmendet si vatër e shumë ngjarjeve dhe ndodhive historike. Mirëpo, ajo që më së shumti e karakterizon dhe e bën zëshëm dhe më të theksuar e njohur atë, është e dhëna se fshati Vuthaj është vruall burimi i një plejade intelektualësh shqiptarë profilesh të ndryshme profesionale, të cilët me përkushtim dhe dinjitet kontributin e vet e japin anë e kënd botës ku jetojnë, punojnë dhe veprojnë.
Ndër malësorët vuthjanë, që moti ka lind ideja që për këtë vendbanim rural, por me përmasa e veprime bashkëkohore, të flitet dhe shkuhet për historikun ė tij të vrullshëm e bujshëm shumë përfshirës në media të shtruara dhe elektronike për ta njohur mënyrë konkrete opinionin e gjerëlexues e dëgjues me virtytet e tij vërtetë të larta.
Iniciues (nismëtar) i kësaj çështje madhore ishte aktivisti i shumanshëm vuthjan Dr. sc. Erzen R. Gjonbalaj, i cili në koordinim dhe bashkëpunim me bashkëvendësin, historianin, publicistin dhe shkrimtarin Rexhep M. Dedushaj, pak kohë më parë u organizuan që të punojnë dhe veprojnë në krijimin e një filmi dokumentar kushtuar vendlindjes së tyre – Vuthajve. Edhe pse në fillim hasën dhe u përballën me pengesat të ndryshme, kryesisht të karakterit përkrahës e mbështetës financiar, më nëfund me përkrahjen modeste materiale të mërgimtarëve vuthjanë në diasporë, ia dolën që ta koncipojnë dokumentarin në fjalë të titulluar “Shkolla shqipe dhe intelektualët vuthjanë”. Lidhur me këtë, organizuesi kryesor i këtij evenimenti, Dr. sc. Erzen R. Gjonbalaj, në promovimin e dokumentarit në fjalë, i cili u bë të premten më 2 maj 2025 në ambientin e sallës së madhe të Qendrës për kulturë “Husein Bashiq” në Plavë, në praninë e një numri të konsiderueshëm vuthjanësh, por edhe shqiptarëve të tjerë nga vendbanimet me popullatë shqiptare të komunave të Plavës e Gucisë, por edhe nga Rozhaja e Republika e Kosovës, me rastin e hapjes së promovimit, në fjalën e vet përshëndetëse tha:
“Është një nderë e veçantë që sot, këtu në zemër të historisë sonë, tëshfaqim dokumentarin “Shkolla shqipe dhe intelektualët vuthjanë”, një vepër që pasqyron me krenari shpirtin e dijes dhe përkushtimit të këtijfshati të bekuar. Fshati Vuthaj nuk është vetëm një vendbanim i bukur malor, ai është një vatër e dijes, një burim i pashtershëm i mendimit dhe përkushtimit kombëtar”. Në vazhdimin e elaborimit të vet, Gjonbalaj theksoi se “Nuk ka shtëpi në Vuthaj që nuk e ka dhënë një intelektual – një mësues, një profesor, një mjek, një krijues, një atdhetar. kjo është një dëshmi e rrënjëve të forta kulturore dhe shpirtit të palodhur te këtij vendi. Është kënaqësi dhe nder i veçantë të jemi së bashku sot në këtë moment të rëndësishëm kulturor dhe historik, është një homazh për mendimin, përkushtimin dhe kontributin e atyre bijve e bijave të Vuthajve që me dijen, penën dhe angazhimin e tyre kanë lënë gjurmë te pashlyeshme në historinë dhe kulturën tonë kombëtare”.
Nëpërmjet këtij organizimi, ne jo vetëm që kujtojmë figurat e ndritura ta këtij fshati te vogël me zemër të madhe, por njëkohësisht frymëzohemi nga rruga e tyre – rruga e dijes, përkushtimit dhe atdhedashurisë, është shprehur organizuesi i evenimentit. Dr. sc. Erzen Gjonbalaj, dhe në vazhdim të elaborimit konciz e dinjitoz ka theksuar se intelektualët e Vuthajve nuk kontribuan vetëm në vendlindjen e tyre, por dhanë një kontribut të çmuar edhe në Kosovë. Nga ky fshat, shumë të rinj vazhduan shkollimin e tyre në qendrat arsimore të Kosovës, ku jo pak prej tyre u afirmuan si figura të rëndësishme në fusha të ndryshme të dijes. Sot pjesë e tyre janë akademik të njohur që me punën dhe angazhimin e tyre kanë lënë gjurmë në jetën arsimore, shkencore dhe kulturore të Kosovës.
Ndërkaq merituesi i koncipimit të suksesshëm të filmit dokumentar, e njëherazi skenografi i tij, historiani Rexhep M. Dedushaj, me admirim në fjalën e rastit u prononcua: “Pas një përgatitje bukur të gjatë me Erzen Gjonbalajn, kemi bërë një pjesë të parë të studimit për koncipimin e filmit dokumentar për shkollat shqipe në Krahinën e Plavës dhe Gucisë. Mua si historian, falënderoj që më kanë respektuar, mua m’u ka dashtë të marr iniciativën me ia nisë, por edhe për shkak të mungesës së mjeteve edhe për shkak se është tema shumë e gjerë ne kemi ardhur dakord që atë me e nda në dy pjesë. Prej ekzistimit të shqiptarëve qysh në kohën e Mbretit Gencit e deri në vitin 1963, jemi marrë me shkollën e Vuthajve dhe të Gucisë. Pse të Vuthajve? Sepse nga Vuthajt kanë dalë intelektualët më të mëdhenj dhe kanë pasur përgjegjësi të madhe, madje edhe në Kosovë, dhe se shkolla e Vuthajve është shkolla e vetme në Mal të Zi që nuk ia kanë dalur që kurrëta mbyllin, pastaj ata që u shkolluan në Vuthaj dhe vazhduan atë në shkollën e Gucisë dhe pastaj kanë vazhduar shkollimin e mesëm e superior kryesisht në Kosovë, ashtu që sot çdo shtëpi vuthjane e ka nga një intelektual”.
Para shfaqjes së filmit dokumentar “Shkolla shqipe dhe intelektualët vuthjanë”, të pranishmit në sallën e promovimit me admirim i përshëndetën mysafirët e nderuar nga Kosova: Kryetari i Shoqatës së shkrimtarëve nga Peja, Esat Loshaj dhe kryetari i Klubit letrar “Podguri” nga Istogu, Nuredin Imeraj, dhe nga Komuna e Rozhajës, aktivisti i shumanshëm dhe veterani i arsimit shqip, mësimdhënësi shumëvjeçar në Shkollën fillore “Dacaj” të Dacajve, Sokol Daci, prezenca e të cilit u përshëndet me duartrokitje frenetike dhe atë me një pikturë personale e nderoi piktorja Kaltrina Hoti. Të pranishmit po аshtu i përshëndeti, veprimtari i denjë i çështjes kombëtare shqiptare, gazetari, pedagogu dhe shkrimtari Ali Daci. Fjalën e vet të rastit në këtë eveniment e shprehi edhe prof. Hasnije Kukaj-Gjonbalaj e cila me admirim foli për fytyrën dhe veprimtarinë e ndritshme jetësore të aktivistit vuthjan Ramadan Gjonbalaj, tani të ndjerë – babait të Dr. Sc. Erzen Gjonbalaj.
Gjatë disa dhjeta minutave sa zgjati emitimi i dokumentarit, të pranishmit me vëmendje dhe përkushtim i përcollën elaborimetkonstruktive, koncize dhe kronologjike të protagonistëve të dokumentarit: historianit, Rexhep M. Dedushaj, gazetarit Zenun H. Çelaj dhe profesorit universitar Beqir Sadik Hasangjekaj. Akti promovues i filmit dokumentar u përcoll edhe me prononcim muzikor ku me tri këngë popullore-patriotike u paraqit këngëtari i mirënjohur nga Skenderajt e Kosovës,Fejzë Hoxha, i përcjellur me valle popullore nga valltari gjakovar, Esad Sahiti.
Në fund theksojmë se në mbrëmjen e po të njëjtës ditë u bë promovimi i pjesës së dytë të dokumentarit në Vuthaj me titull “Nata e grave”.
Për faqet e gazetës KOHA JAVORE