Mbledhja përkujtimore me rastin e vdekjes së albanologut Robert Elsie.

Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë sot më 6 tetor 2017 u mbajt mbledhja përkujtimore me rastin e vdekjes së albanologut Robert Elsie.
Për jetën e veprën e Elsiet folën drejtori i Bibliotekës Kombëtare Fazli Gajraku si dhe njohësit e miqtë e Elsiet, Muhamet Hamiti, Arsim Canolli dhe bashkëpunëtori i tij Fejzullah Destani.
Elsie u vlerësua si albanologu me i rëndësishëm dhe më i frytshëm i huaj me një game te gjere interesimesh. Ai promovoi kulturën shqiptare me ane te studimeve te veta ne fushën e gjuhësisë, letërsisë, historisë, antropologjisë shqiptare por edhe me ane te përkthimit te kulturës shqiptare ne gjuhen gjermane e angleze.
Me këtë rast në hollin e Bibliotekës u hap edhe një ekspozitë me vepra të Robert Elsiet