Në detin e Malit të Zi në nëntor fillojnë hulumtimet për naftë dhe gaz

Anija e parë për hulumtimet sizmike të naftës dhe gazit do të lundrojë me një nëntor në ujërat detare të Malit të Zi . Ministrja e ekonomisë, Dragica Sekuliq, beson se në nëndetin malazezë do të gjendet naftë sepse këtë e tregojnë të gjitha hulumtimet e deritashme.

Ajo, në televizioni publik malazez, ka theksuar se afër 80 për qind të vlerës të asaj që do të gjendet do të orientohet në plotësimin e fondit për zhvillim nga i cili më pas do të financohen arsimi, shëndetësia si dhe disa projekte tjera për zhvillimin e iniciativës private.