Rozhajë, 21 tetor 2020
Në Dacaj sot u përurua asfaltimi i 300 metrave rrugë asfalt, një investim ky shumë pritur në Malësinë e Rozhajës. Investimin e ka bërë Komuna e Rozhajës dhe në përurim mori pjesë kryetari i komunës z. Rrahman Husoviq me bashkëpuntorë dhe banorët e fshatit.
Në emër të fshatit foli kryeplaku Vesel Daci i cili tha: “Për një kohë të shkurtër kryetari i komunës Rrahman Husoviqi, ndërtoi tri ura në Bashkësinë Lokale Dacaj, ndriçimin e rrugës në Dacaj dhe këtë rrugë që sot po e përurojmë. Faleminderit komunës për investimin e bërë !”
Gjithashtu edhe Nazim Daci përshëndeti të pranishmit dhe tha: “Ky asfalt që po e përurojmë e i cili është në gjatësi prej 300 metrash do të thotë shumë për ne për Bashkësinë Lokale Dacaj, një investim i qëlluar.”
Fshati Dacajt ndodhet 6 km larg qytetit të Rozhajës.
Faruk Daci


