Në Guci u bë përurimi solemn i ndërtesës së re të Komunës (foto-video)

Sot u bë hapja solemne e Objektit të Komunës së Gucisë. Në këtë hapje solemne ishte prezent edhe Kryeministri i Malit të Zi , z.Markoviq.

Markoviq deklaroi se Qeveria e Malit të Zi, çdo ditë është e fokusuar në përmirësimin e kualitetit të  jetës së qytetarëve, sidomos  në Veri të vendit, është kumtuar, në takimin me udhëheqjen lokale në krye me kryetaren e Komunës, Anella Çekiq.

Markoviq, ka theksuar se komunave më pak të zhvilluara, në mesin e tyre edhe Gucisë, do ti ndahen më tepër mjete nga buxheti dhe në këtë kontekst ka apostrofuar ligjin e ri për financimin e administrave lokale.

Kryetarja e komunës znj  Anella Çekiq.pas inaugurimit ju  drejtua te pranishmeve në gjuhën malazeze dhe në gjuhën shqipe, ajo u uroje komunën e re dhe tha se do te jete ne shërbim te qytetareve pa dallim.

Objekti i Komunës së Gucisë

/Plava e Gucia Sot