Para pak çasteve përfundoj takimi i subjekteve politike të Gucisë me ç’rast u dakorduan që të krijohen organet e reja të pushtetit te komunës bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të fundit. Bartëse të pushteti për komunën e Gucisë do të jenë Koalicionit Shqiptarë, Partia së Gjukanoviqit dhe Partia Boshnjakeve.
Ndër të tjera vlen të theksohet se Kryetari i Kuvendit dhe Nënkryetari i Komunës do jenë nga rradhët e shqiptarëve.
Kryetare e Komunës do të jetë përsëri Anella Çekiq, nga partia e Gjukanoviq që ka 11 këshilltarë në kuvendin komunal të Gucisë ndërkaq subjekte politike shqiptare te bashkuar kan 7 këshilltar . / Plava e Gucia Sot