Ne Guci, me 2 dhe 3 Korrik si çdo vit u mbajt turniri ne Volejboll te femrave, i organizuar e financuar nga Fondacioni “Gusinje” me seli ne New York.
Kampion për here te trete u shpall klubi nga Peja, pa luajtur finalen meqë klubi nga Vranja – Serbi, nuk guxoi te luante ndaj Pejes me arsyen “se Kosova nuk pranohet nga Serbia”, kurse ekipi nga Novi Pazari nuk është tërhequr.
Gjithashtu, Lojtarja me e mire ishte Andeta Gashi, kapitenja.
Ekipet qe morën pjese ishin nga: Gucia, Berane, Rozhaje, Novi Pazari, Vranja dhe Peja. /Plava e Guvia Sot


