Në Kala u ndërtuan shumë objekte të cilat nuk janë në pajtim me ligjin, andaj s’jemi në UNESCO

Kryetari i Shoqatës “Kalaja” Ismet Karamanaga deklaroi se nuk është i kënaqur me raportin njerkëzues të institucioneve të kulturës karshi lokaliteteve historike në Ulqin.

“Përfaqësuesit e këtyre institucioneve rrallëherë erdhën. Pak kohë më parë u shemben bedenat e Kalasë për shkak të pakujdesit dhe bërjes, respektivisht mosbërjes, së individëve”, tha ai për të përditshmen “Dan”.

Sipas fjalëve të tija, u ndërtuan shumë objekte në Kala të cilat nuk janë në pajtim me dispozitat dhe normat ligjore. “Faktori njerëzor kontribuoi më së shumti, dhe ndërtimi i objektit i cili nuk ka guxuar të ndërtohet aty. Në atë vend u soll dheu, i cili mbylli hapjet përmes të cilëve rridhte uji dhe u ndodhi prishja e bedenave. E më e keqja është se për shkak të ndërtimit të paplanifikuar në Kala, ky lokalitet nuk është në listën e Uneskos të objekteve të mbrojtura”, shtoi Karamanaga.

Ismet Karamanaga