Në Kelmend u mbajt manifestimi “Logu i Bjeshkëve”

Nën ritmin e muzikës dhe veshjeve tradicionale, në qafën e Predelecit në Kelmend u zhvillua “Logu i Bjeshkëve”, një aktivitet i bashkisë së Malësisë Madhe, ku bukuroshet e trevës së Kelmendit zhvillojnë konkursin e tyre të bukurisë.

“Rreth 1500 pjesëmarrës nga të gjitha trevat e Shqipërisë kanë marr pjesë në këtë festë tradicionale, e cila ka si qëllim promovimin e turizmit malor dhe produkteve të zonës”, theksoi prefekti i Shkodrës, Çesk Millja për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Prefekti bënë me dije se për këtë festë Kelmendase vijnë nga çdo cep i botës, ku 30 prej tyre kanë ardhur nga SHBA-të duke organizuar edhe një koncert të bukur dhe të veçantë.

“Sot ishte aktiviteti i “Logut të Bjeshkëve”, aktivitet i bashkisë së Malësisë së Madhe që organizohet çdo vit dhe në kuadër të turizmit malor. Festa zhvillohet në javën e parë ose të dytë të muajit gusht. Sot u zhvillua një aktivitet kulturor, folklorik dhe historik ku ekspozuan disa nga prodhimet tipike të zonës. “Logu i Bjeshëkve”, janë disa beqaresha deri në moshën 25- vjeç dhe në këtë festë tradicionale përzgjidhen më të mirat, duke shpërndarë dhe çmime. Për organizmin e këtyre eventeve, bashkia bashkëpunon me Kelmendasit kudo në botë, që janë nga Amerika, Anglia dhe kudo që ata janë. Kemi pasur një grup prej 30 vetash të ardhur nga SHBA-të që realizuan një koncert të bukur dhe të veçantë, duke promovuar vlerat historike dhe ato folklorike të zonës. Nga i gjithë aktiviteti që filloi që në orën 10:00, kemi pasur një pjesëmarrje prej 1500 vetash që ishin ne Logun e Bjeshkëve në qafën e Predelecit, të cilët shijuan muzikën folklorike të trevave tona. Juria e cila shpërndau çmimin ishte e përbërë nga 5 vetë, duke ndarë vendin e parë të dytë dhe të tretë, për bukuroshet. Aktiviteti u shoqërua edhe me disa prodhime të zonës, si mjalti, djathi dhe disa prodhime blegtorale të zonës si dhe një sërë produktesh të ndryshme. Kjo festë u shoqërua gjithashtu me shumë këngë edhe valle ashtu siç ja do shpirti një malësori”, theksoi Millja.

Qëllimi i festës së “Logut të Bjeshkëve” sipas prefektit Millja, është zhvillimi i turizmit malor si dhe për të përkujtuar traditën e vjetër kulturore.

“Këto aktivitete janë në kuadër të zhvillimit të turizmit malor, por ky është aktivitet edhe vjetor për të realizuar edhe traditën e vjetër kulturore. Meqë njerëzit ishin lartë nëpër male, çdo muaj gusht mblidheshin nuset e reja për të parë kush ishte më e bukura. Në këtë “Log” vinë njerëz nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora.

Të pranishëm dhe kureshtar rreth kësaj feste me bukuri të pamasë, ishin dhe turistët e huaj të cilët panë konkursin e bukurisë si dhe shijuan produktet tradicionale të zonës.

“Turistët e huaj ishin prezent në këtë festë dhe kjo edhe për shkak të rrugës së shtuar e cila shkon deri në qafën e Predelecit dhe pjesëmarrja ishte e lartë me mbi 1500 persona.

Shumë prej tyre mbetën të mahnitur nga veshjet, këngët si dhe vallet tradicionale Shqiptare”, theksoi prefekti Millja.

Vendin e parë e fitoi malësorja e Hotit banuese në Londër. Gjithashtu u promovua tradita e prodhimeve vendase si dhe ajo është veshjeve kombëtare të zonës me xhubleta madhësh