Nga dita e djeshme (e premte, më 3 prill 2020), në ora 17:50, deri në mëngjesin e sotëm në ora 08:50, janë analizuar (testuar) 212 mostra (persona), 23 prej të cilëve kanë qenë pozitiv në koronavirusin e ri.
Të infektuarit (të sëmurit) e ri janë regjistruar: në Podgoricë-14, Nikshiq-3 dhe Tivarë-6. Në Mal të Zi, prej fillimit të rastit të parë të prekur me Covid-19, janë sëmurë (infektuar) 197 persona, është komunikuar sot në mëngjes nga Instituti i shëndetit publik.
Shumica e rasteve të reja me koronavirus, janë kontakte të rasteve të njohura më parë.
Numri i të prekurve me Covid-19 në komuna është: Podgoricë-91, Tuz-34, Tivarë-18, Ulqin-9, Andrijevicë-7, Bijello Pole-6, Budva-4, Herceg Novi-6, Nikshiq-17, Tivat-2 dhe Danillovgrad-3 persona.
Ndër 13 komunat e Malit të Zi (të gjitha në Veri të tij) të regjistruara pa rast infektimi me koronavirus janë edhe komunat e Plavës, Gucisë dhe Rozhajës.
Shaban Hasangjekaj
/Plava e Gucia Sot