Në Mal të Zi gjatë 24 orëve të fundit nga pasojat e infektimit me koronavirus kanë vdekur 15 pacientë dhe janë vërtetuar 537 raste të reja të infektimit , është kumtuar nga Instituti për shëndetin publikë. Laboratorët e Institutit për shëndetin publik të Malit të Zi dhe laboratorët tjera publike dhe private të cilat merren me diagnostifikimin e virusit të ri korona deri sot në ora 15 kanë përfunduar analizën dhe këtij Instituti ia kanë dorëzuar rezultatet për 1973 mostra në koronavirusin e ri në mesin e të cilave 537 kanë rezultuar pozitiv me infektimin SARS-COV-2 , është kumtuar nga ky Institut.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve si pasoj e infektimit me Covid- 19 në Mal të Zi prej fillimit të pandemisë është 1151 persona. Deri sot në ora 15 është konfirmuar edhe shërimi i 562 pacientëve. Të theksojmë se numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive me Covid -19 në Mal të Zi është 8697 persona