Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Në mes të New York-ut – tre kamionë me propagandë serbe, diaspora shqiptare hesht!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në zemër të New York-ut, aty ku jeton njëra ndër diasporat më të fuqishme shqiptare. Tre kamionë janë parë duke qarkulluar në rrugët e Manhattan-it e deri në Times Square, me ekrane të mëdha që transmetonin pamje propagandistike, duke e akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për “terror ndaj serbëve në Kosovë e Metohi”.

Organizatorët e këtij veprimi – përfaqësues të diasporës serbe në SHBA së bashku me disa biznese private – kanë deklaruar se aksioni kishte për qëllim të kujtonte opinionin ndërkombëtar, me rastin e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, se “serbët nuk janë dorëzuar dhe do të vazhdojnë të mbrojnë të vërtetën dhe drejtësinë”.

Ky provokim i hapur në një prej qyteteve më të mëdha e më mediatike të botës vjen në një kohë kur pritej që diaspora shqiptare, e cila numërohet ndër më të organizuarat dhe me ndikim në SHBA, të reagonte fuqishëm përballë përhapjes së propagandës serbe. Fatkeqësisht, heshtja e plotë është ajo që e ka karakterizuar deri më tani këtë rast.

Ky lajm u shpërnda fillimisht nga agjencia serbe Tanjug dhe u publikua nga mediat serbe më 24 shtator 2024.

/Plava e Gucia Sot

Exit mobile version