Gjekë Gjonaj
Lajmi se presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani – Sadriu, më 30 mars 2026, ka dekoruar me medaljepresidenciale bashkëkombasin, gazetarin dhe redaktorin e suksesshëm shumëvjeçar Zenun Çelaj, i cili një jetë të tërë iakushtoi fjalës së lirë në fushën e gazetarisë shqiptare, më gëzoidhe motivoi, që permes një artikulli , të shpreh falënderimin tim të sinqertë për besimin që ai më kishte dhënë për disavite si korrespondent i jashtëm nga Mali i Zi i gazetës “Zëri”, Prishtinë dhe për frymëzimin, përkrahjen dhe një takim që la gjurmë në jetën time gazetareske dhe njerëzore. Për mua, tëisha pjesë e faqes së gazetës “Zëri” nuk ishte vetëm një arritjeprofesionale, por një nder i madh – një pranim në radhët e gazetarisë së mirëfilltë kosovare. Ky vlerësim institucional mëbëri të kuptoj edhe më qartë fuqinë e punës së tij dhe rëndësinëqë ka besimi i një redaktori për gazetarët shqiptarë.
Një zë nga Mali i Zi në faqet e “Zërit”
Nga një hapësirë e vogël mediatike në Mal të Zi, fjala ime arrititë depërtojë në faqet e gazetës “Zëri”, duke fituar besimin e njëprej emrave më të mëdhenj të gazetarisë kosovare – ZenunÇelaj, i cili për dekada kishte ndërtuar standarde dhe kishteformuar breza të tërë gazetarësh.
Angazhimi im disavjeçar si korrespondent i jashtëm në gazetën“Zëri” nuk ishte thjesht një hap profesional. Ishte një mision iqartë: të sillja zërin e komunitetit të tij përtej kufijve, në njëhapësirë më të gjerë kombëtare. Për mua, ky besim ishte mëshumë se një mundësi profesionale; ishte fillimi i një rrugëtimiqë do të shënonte përjetësisht karrierën dhe jetën time.
Temat që unë i trajtoja nga jeta e shqiptarëve në Mal të Zi nukishin vetëm kronika të zakonshme. Ato ishin histori të gjalla – për arsimin në gjuhën shqipe, për ruajtjen e identitetit, për sfidatdhe shpresat e një komuniteti që kërkon të dëgjohet.
Në redaksinë e gazetës “Zëri”, këto shkrime nuk kalonin pa u vënë re. Ato gjetën mirëkuptim dhe vlerësim, sepse bartninvërtetësi dhe shpirt. Dhe pikërisht kjo ishte ajo që kërkonteredaktori Zenun Çelaj – jo vetëm lajmin, por thelbin e tij.
Redaktori Zenun Çelaj e vlerësonte çdo shkrim jo vetëm përstilin apo faktet, por për thellësinë dhe pasionin që i jepte jetëssë njerëzve të thjeshtë. Ai më mësoi të shoh më gjerë se lajmi – të gjej historinë që njerëzit nuk e tregojnë dot vetë.
Takimi i parë – nga ndrojtja te afërsia
Takimi i parë me Zenun Çelajn në redaksinë e “ Zërit” nëPrishtinë ishte një përjetim që nuk harrohet. Unë hyra në zyrëme emocion dhe një ndrojtje të natyrshme përballë një figure qëkishte mbi katër dekada përvojë në gazetari, duke ndjerë peshëne reputacionit të redaktorit. Por mjaftoi një buzëqeshje dhe njështrëngim duarsh që shoi çdo pasiguri. Nga momenti që hodhahapin në zyrën e tij, ndjeva si të ishim dy vëllezër që njiheshimprej kohësh. Biseda që filloi atje u shndërrua në një udhëzuespër tërë karrierën time dhe ndjeva menjëherë një frymëzim tëpashoq. Në atë çast unë nuk pash vetëm redaktorin e madh, pornjeriun – të afërt, të thjeshtë dhe të sinqertë.
Besimi që hap rrugë dhe frymëzon
Marrëdhënia e krijuar me redaktorin u thellua me kohën.Artikujt e mi gjetën mirëkuptim, vlerësim dhe hapësirë për tëkontribuar me ide të reja. Kulmi i besimit erdhi kur Zenun Çelaj përgatiti dhe botoi një fejton nga libri im monografik “PrekëCali-piramidë e kufinjve të Shqipërisë” në më shumë se dhjetënumra të gazetës “Zëri”. Kur pashë fejtonin tim të botuar, kuptova se fjala ime kishte fituar peshë. Ishte një moment ipaharrueshëm.
Lidhja që nuk shuhet
Edhe pse fizikisht larg njëri-tjetrit , marrëdhënia mbetet e fuqishme. Unë e konsideroj Zenun Çelajn udhërrëfyes, frymëzim dhe mik, që më dha besim në një moment kyç të jetësprofesionale. Çelaj nuk është vetëm redaktor; ai është një mentor dhe një model për çdo gazetar që synon të bëjë gazetari tëndershme.
Gazetaria si mision
Ky rrëfim nuk është vetëm historia e një gazetari dhe njëredaktori. Është një dëshmi e fuqisë së besimit, e rëndësisë sëpërkrahjes dhe ndikimit që një njeri mund të ketë në jetën e tjetrit. Gazetaria nuk është vetëm raportim lajmesh; është misionpër të ndriçuar, lidhur dhe ruajtur vlerat kulturore. Çelaj mëmësoi që një artikull mund të ndryshojë perceptimet dhe të lidhëkomunitete. Ai më mësoi që gazetaria është më shumë se njëprofesion – është një përgjegjësi morale.
Një emër që mbetet
Në gazetari, lajmet vijnë dhe shkojnë, por njerëzit që japinkuptim fjalës mbeten të skalitur në historinë e saj. Zenun Çelajështë një prej atyre emrave – një figurë që udhëhoqi brezagazetarësh, frymëzoi talentë të rinj dhe la gjurmë të pashlyeshmenë gazetarinë shqiptare. Ky rrëfim është më shumë se një historipersonale; është një frymëzim për të gjithë ata që besojnë nëforcën e fjalës dhe pasionin për gazetari. Në fund, gazetaria nukndërtohet vetëm me lajme – ajo ndërtohet me njerëz që dinë tëbesojnë, të udhëheqin dhe të frymëzojnë të tjerët.
Faleminderit, Zenun Çelaj
Ka njerëz që në jetë nuk të japin vetëm një mundësi, por të japinbesim. Për mua si gazetar nga Mali i Zi, Zenun Çelaj është njëprej atyre emrave që mbeten të skalitur jo vetëm në kujtesëprofesionale, por edhe në atë njerëzore. Ai nuk është vetëm njëprofesionist i jashtëzakonshëm, por një shembull i vërtetë injeriut me zemër të madhe, që di të japë pa pritur asgjë nëkëmbim.
Takimi me të dhe bashkëpunimi disavjeçar më kanë dhënë mëshumë se njohuri profesionale; më kanë dhënë frymëzim. Çdobisedë me Zenunin është një mësim për integritetin, përpërkushtimin ndaj punës dhe për mënyrën se si duhet të ruhetnjerëzimi edhe në botën e gazetarisë, shpesh të ashpër.
Emri i Zenun Çelajt nuk do të mbetet vetëm i skalitur nëkujtesën time profesionale, por edhe në atë njerëzore. Përmes tijkam mësuar se respekti, mirësia dhe përkushtimi nuk janë fjalëboshe, por vlera që mund të ndryshojnë jetën e atyre që kanëfatin t’i takojnë.
Faleminderit Zenun – për besimin, për ndihmën dhe përshembullin që ke dhënë çdo ditë për më shumë se 60 vite nëgazetari. Në botën e gazetarisë, ku shpesh dominojnë lajmet e shpejta dhe konkurrenca, ekzistojnë njerëz si ju që tregojnë se njeriu ka më shumë rëndësi se titulli apo lajmërimi i parë.

