Në New York shumë billboard mbulohen me flamuj të Kosovës (foto-video)

Nju Jorku është mbuluar me urimin për Pavarësinë e Kosovës në 11 vjetorin e shtetësisë. Kompania shqiptaro amerikane që vepron në Nju Jork, FreshAlb ka mbushur billbordet amerikane me urimin për 11 vjetorin e Pavarësisë të Kosovës.

FreshAlb ka siguruar 6 billborde ne autostradën më të frekuentuar në Nju Jork- Interstate 95 ku vetëm për 1 ditë kalojnë afër 182,300 makina që do ta shohin urimin për pavarësinë e Kosovës, e cila do të shfaqet për 2 javë rresht që i bie me miliona mmerikanë do të shohin flamurin e Kosovës me urimin.

Menaxhmenti i FreshAlb është prononcuar për media se ka marrë këtë iniciativë për të Uruar Pavarësinë e Kosovës dhe njëkohësisht për të promovuar shtetin e Kosovës pranë miliona amerikanëve në Nju Jork.