“NË PËRKUJTIM TË 11 SHTATORIT 2001” PËRKUJTIM PËR BASHKËVENDASIN TONË…

“NË PËRKUJTIM TË 11 SHTATORIT 2001”
PËRKUJTIM PËR BASHKËVENDASIN TONË MON ALI GJONBALAJ

Kaluan mase 16 vite që nga sulmet terroriste në SHBA.
11 Shtatori i vitit 2001 Ishte një ditë e rëndomtë por në fakt e pa pritur dhe e pa parashikueshme për shumë kënd në këtë vend demokratik dhe mik të shqiptarëve.
Atë dite të 11 Shtatori të vitit 2001 bashkëvendësi i ynë Mon Alia Gjonbalaj me banim ne New York e filloi si çdo ditë të rëndomtë , por kjo dite e rëndomtë u shndërrua në një ditë tmerri dhe ankthi për familjen e Monit dhe për mijëra familje amerikane.
Në këtë ditë të përkujtimit për Monin ne shprehim dhimbjen tonë dhe solidarizimin me familjen e Manit dhe me familjet e shumta që humben të dashurit e tyre si rrjedhojë e këtyre sulmeve qyqare ndaj SHBA-ve dhe qytetarëve te saj.
E nderuara familja e Mon Alis Gjonbalaj në këtë përvjetor përkujtimi për ma të dashurin tuaj ne jemi me ju dhe pran jush duke ndarë mallin dhe dhimbjen për bashkëvendësin tonë . Sot jemi pran cdo familje qe humbi ma te dashurit e tyre ne këtë dite përkujtimesh.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të !

Redaksi e faqes Plava e Gucia Sot :

Leave a Comment