Në Podgoricë dhe Ceti ndalohen daljet prej orës 22 deri në ora 5 të mëngjesit, shkollat Online

Prej sonte , qytetarëve të Podgoricës dhe të Cetinës u ndalohet dalja nga objektet banesore prej orës 22 deri në ora 5 të mëngjesit, ka kumtuar Instituti për shëndetin publikë i Malit të Zi. E njëjta masë, në bazë të sistemit të semaforit , do të ketë të bëjë edhe me Zhablakun.

Shkollat në Podgoricë, Budvë, Ulqin, Mojkovac dhe në Cetinë prej sot kanë kaluar në regjimin e punës onlain për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në këto komuna. Edhe shkollat në Zhablak do të vazhdojnë punën në distancë. Megjithatë , kopshtet do të funksionojnë normalisht.

 Ky vendim ka pasuar dje, pasi që në Podgoricë dhe në Cetinë, për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar kanë kaluar në grupin 4 , në të cilin numri i të infektuarve është mbi 1 mijë e 200 në 100 mijë banorë. Njëkohësisht për Podgoricën dhe Cetinën është në fuqi ndalimi i punës së objekteve hoteljerike- restoranteve , kafeneve, kafitarive , restorantet hoteljere – me përjashtim të mysafirëve të hotelit. Me këtë vendim janë të ndaluara edhe vizitat në banesa të personave që nuk janë anëtarë të njëjtës familje.