Në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës në Prishtinë sonte më 20 tetor u hap ekspozita e pavarur e Akademikut me prejardhje nga Plavë e Gucia Rexhep Ferri. Duke i respektuar këshillat e rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës në prezencën e një numri të kufizuar të adhuruesve te artit e kulturës ekspozitën e hapi skulptori akademik Luan Mulliqi.


