Në spitalin e Beranës 9 pacientë në rrezik për jetën

Në spitalin e përgjithshëm në Beranë 9 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, është kumtuar nga ky institucion shëndetësor. Siç është kumtuar në spitalin e përgjithshëm të Beranës janë të shtruar 43 pacientë Covid pozitiv. “Nëntë pacientë janë në gjendje të rëndë klinike dhe të gjithë janë të vendosur në ventilimin joinvaziv”, kanë kumtuar nga spitali i përgjithshëm në Beranë.

Të theksojmë këtu se deri dje pasdite edhe në Qendrën Klinike të Malit të Zi 44 pacientë kanë qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.