(fshati Reç i Malisise se Madhe)
Zbulohet vendi ku 76 vjet me pare, me 26 janar 1945, humbi jetën Komandanti i Forcave Vullnetare Shqiptare për mbrojtjen e Krahinës se Plavës – Gucisë, nipi i Jakup Ferrit te famshëm te betejës se Nokshiqit, Shemso Ferri. Gazetari nga Shkodra, Musa Kurtulaj, ka udhëtuar ditët e fundit drejte maleve te Reçit te Malësisë se Madhe dhe, i ndihmuar nga banore te fshatit Bolce, arriti ne vendin ku Shemso Ferri qëndroi deri ne frymën e fundit te jetës se tij.
Ne dhjetor te viti 1944, Shemso Ferri largohet nga Plava për ti shpëtuar përndjekjes se ushtrisë serbo – malazeze, pasi kishte komanduar qendresen shqiptare te kësaj krahine ne vitet 1941 – 1944 për te mbetur pjese e shtetit ame, Shqipërisë, dhe jo ish-Jugosllavisë. Ai strehohet ne fshatrat e Reçit te Malësisë se Madhe dhe ndihmohet nga malësorët, ndërkohë qe kërkohej nga organet shtetërore te ish-Jugosllavisë. Ne këto kushte, për te shmangur ndonjë rrethim te mundshëm, largohet nga shtëpitë e fshatrave ku banonte dhe strehohet pikërisht ne faqen e këtij mali qe quhet Lugu i Madh, mes Bohçes dhe Repishtit ! Ishin pikërisht banore te këtyre fshatrave qe e mbanin ilegalisht Shemso Ferrin, te cilat ia gjeten ketë vend si me te sigurte dhe me fushëpamje nga te gjitha drejtimet. Ajo është një zgavër qe te mbronte edhe nga shiu dhe nga dëbora, e cila sot është zënë nga shkurret e shumta dhe nuk mund te fotografohet pa u pastruar ! Këtu i dërgonin ushqime ne fshehtësi, me qellim qe te mos mund te zbulohej nga sigurimi i shtetit shqiptare te asaj kohe pasi frikësohej se do ta dorëzonte tek organet e sigurimit te ish-Jugosllavisë. Por një dite prej ditësh ai u gjend i vdekur ne ketë vend ! Banoret kishin dëgjuar një krisëm arme nga vendi qe strehohej Shemso Ferri. Duket se ne kushte dëshpërimi dhe pamundësie për te vazhduar rrugën e nisur ne Plave – Guci, ai kishte kryer vetëvrasje ! Ky është versioni me i pranueshëm për ndarjen nga jeta te Shemso Ferrit. Nuk është fara e vërtete qe ky është rrethuar nga forcat e ndjekjes ne Shqipëri dhe është vrare, nuk qëndron ky opsion. Gjithashtu nuk ka te ngjare qe ai te jete vrare nga një i afërm i tij, siç ka qarkulluar gjithnjë ky version ! Kjo e ka burim tek një manovër e zyrtareve te shtetit ne Koplik, te cilit thuhet se i kishin rekomanduar këtij personi qe te deklaronte sikur ai e kishte vrare Shemso Ferrin, pasi kështu ky person nuk do te përndiqej me nga sigurimi. Gjithsesi, kjo mbetet te hulumtohet me tej, por shume pak është e besueshme qe ai te jete vrare, me çfarë është folur gjithnjë nen zë për ketë ngjarje ! Ajo qe dihet është se deri me ndryshimet politike e vitit 1990 ne Shqipëri, nuk është përmendur emri i Shemso Ferrit as ne Reç dhe me gjere ! Bilës, shume pak individë e kane ditur se kush kishte qene Shemso Ferri ! Gazetari nga Shkodra, Musa Kurtulaj, është i pari qe tenton ta ndriçoje atë ngjarje duke nisur pikërisht me vendin ku ishte strehuar Shemso Ferri dhe humbi jetën, ne malin Lugu i Madh te Reçit.
Foto ekskluzive për redaksinë e portalit “Plava e Gucia Sot” nga gazetari Musa Kurtulaj