Në Vuthaj te krahinës së Plavë – Gucisë (zemra e alpeve Shqiptare) u përkujtua 70 vjetori i vrasjes barbare të 62 vjeçarit Çung Tahir Dedushaj dhe nipit të tij 26 vjeçarit Isuf Zymer Dedushaj, nga ushtria e Rankoviçit të Serbisë me dt.18 korrik 1951 ! Pjestaret e familjes Dedushaj dhe banorë të Vuthajt, bënë homazhe dhe vëndosen tufa me lule ne varret e të rënëve. Çung dhe Zymer Dedushaj u arrestuan menjëherë pasi kishte ndodhur vrasjsja e një punonjësi të policisë që inspektonte në këtë zonë kufirin shqiptaro – shqiptarë ! Ndonse forcat ushtarake ishin të bindura se dy përsonat në fjalë nuk kishin lidhje me këtë vrasje, ata u arrestuan duke i akuzuar se i shërbenin shtetit amë – Shqipërisë; dhe pas pak orësh i pushkatuan pa gjyqë ! E jo vet kaq por nuk lejuan as fëmijet dhe të afermit e tyre ti merrnin kufomat dhe ti varrosnin ne mënyre legale ! Për më shumë se 40 vjet Çung dhe Isuf Dedushaj as nuk mund të përmendëshin në krahinën e Plavë – Gucisë dhe as të përkujtoheshin ! Me ndryshimet në ish- Jugosllavi, familja Dedushaj – nder me të njohurat atdhetare të Vuthajve, Plaves e Gucisë, u ndertoi varret të rënëve të saj, nderkohë që nga Presidenca e Shqipërisë Çung dhe Isuf Dedushaj u dekoruan me titujt të lartë trimerie dhe atdhedashurie !
Musa Kurtulaj