(Nje grup ish studentesh)
Prof.dr.Naser FERRI
Gjate fundjaves se shkuar ne Zagreb u tubuan disa qindra ish studentë shqiptarë që kanë studiuar ne Universite të Kroacisë.
Manifestimi kryesor është mbajtur në ambientet e teatrit “Gavella” i cili filloi me hapjen e ekspozites te fotove nga germimet arkeologjike ne lokalitetin Dresnik të Klinës afër Pejës te cilen e hapi Prof. dr Naser FERRI.
Pas hapjes së ekspozites, e kremta vazhdoi me inaugurimin e kryetares se posazgjedhur te shoqates “Shkendija” zonjushes Gentiana Lleshdedaj dhe me pershendetjet e zt. Martin Berisha, ambasador i Kosovës ne Republiken e Kroacisë, zt.Riza Podi-ambasador i Shqipërisë në Republiken e Kroacisë, znj.Liza Gashi, përfaqësuese e Qeverisë së Kosovës, znj Melita Mulliq, perfaqesuese e kryetarit te RH Zoran Millanoviq dhe te disa aktivistëve shqiptarë qe veprojnë në Kroaci dhe u shperndane mirenjohje personaliteteve te ndryshem.
Ne vazhdim Ansambi Kombëtar i Valleve e i Kengëve “Shota” ekzekutoi nje program të pasur me kengë e valle.
Ne përfundim te kesaj mbremje ishte organizuar darka solemne ne hotelin “Antunoviq” me kenge te ekzekutuara nga ansambli i Vllaznim Buxhovit nga Gjakova.


Me ambasadorin Martin Berishaj

Samka e Naser Ferri, stërnipat e Jakup Ferrit, qe te dy ish studentë te Universitetit të Zagrebit