Ndonëse ka pasur përpjekje edhe më parë, vetëm në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, diaspora shqiptare votoi për herë të parë duke realizuar të drejtën kushtetuese si qytetarët tjerë në Shqipëri. Sipas informacioneve për të votuar janë paraqitur 245.935 emigrantë shqiptarë, ndërsa kanë votuar 194.889 apo 79.24%. Në këtë drejtim duhet të ndryshohet ligji zgjedhor ku për diasporën duhet të rezervohen vendet për deputetë, duke u motivuar për të qenë pjesë e skenës politike, sikurse e kanë disa vende evropiane, sepse ajo është ndërgjegja e jonë kombëtare
Nail Draga
Në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, të mbajtura me 11 maj që ishin të 11-at pas ardhjes së demokracisë, të drejt vote kanë pasur 3,713,761 qytetarë brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Për herë të parë kanë pasur mundësi të votojnë 114,642qytetarë, ndërsa për herë të parë në Shqipëri votoj edhe diaspora, një proces që është realizuar përmes postës. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më shumë se 245 mijë persona janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë proces.
Për 140 vende në parlament kanë garuar 2046 kandidatë përmes 11 listave zgjedhore, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të mbyllura dhe të hapura. Në tërë vendin kanë qenë 5225 Qendra Votimi.
Në sajë të dhënave nga KQZ, në zgjedhjet e 11 majit 2025kanë votuar 1.570.921 qytetarë apo 42.21%. Nga 12 qarqet pjesëmarrje të lartë në votime ka pasur ai i Dibrës me 50.10%, ndërsa më të ultë i Vlorës 31.47%, nga del se votuesit shqiptar nuk janë të motivuar të marrin pjesë në votime, që paraqet çështje për qasje të veçantë.
Fitore bindëse e PS-së
Ndërsa në sajë të rezultatëve të publikuara Partia Socialiste mori 856,318 vota apo 53.3% dhe arriti që të sigurojë 83 mandate, duke realizuar një fitore bindëse, ndërsa Partia Demokratike me 529,435 vota apo 32,9% dhe mori 50 mandate deputetësh. Në Parlament më tre deputetë do të përfaqësohet edhe Partia Socialdemokrate, e cila fitoi 49.890 vota(3.1%), ndërsa për të parën herë në parlament do të jenë edhe Mundësia me 2 deputet(49,006 vota 3.0%), Nisma-SHBme 1 deputet (64,268 vota 4.0%) dhe Bashkë me 1 deputet( 24,621 vota 1,5%). Ndërsa sipas qarqeve PS ka fituar në 9 ndërsa PD në 3 qarqe(Shkodër, Lezhë e Kukës).

Defektet e ligjit zgjedhor
Ligji zgjedhor aktual është rezultat i kompromisit apo pazareve të dy partive politike PD e PS, duke filluar nga viti 2008 dhe verifikuar me 27 korrik 2024. Kemi të bëjmë me një ligj zgjedhor i cili vendin e ka të ndarë në 12 zona elektorale që janë përmes qarqeve, ku edhe votat ndahen sipas tyre, në vend që te kemi një njësi zgjedhore me sistem proporcional, duke përcaktuar pragun elektoral për subjektët politike.
Lista e mbyllur dhe ajo e hapur
Kodi zgjedhor ekzitues është një sistem proporcional rajonal me dy lloj listash, atë të mbyllur dhe të hapur, nga del se kemi të bëjmë me dy kategori të deputetëve. Kemi të bëjmë e deputet të cilët nuk votohen nga elektorati votues dhe ata të tjerët që votohen drejtpërdrejtë nga qytetarët. Duke marrë parasysh se Shqipëria nuk është një njësi zgjedhore, por përbëhet nga 12 të tilla, sipas qarqeve, andaj edhe votat ndahen sipas tyre, e jo sipas totalit kombëtar të votave.
Deputetët e favorizuar
Në sajë të definimit të përcaktimit të kandidatëve në listen e mbyllur, fjalën kryesore e kanë kryetaret e partive politike, ku ata vendosin së cilët individë do të jenë kandidatë për deputetë, nga del se ata do të jenë të favorizuar, ndërsa e kundërta është me kandidatët nga lista e hapur, që qytetarët i votojnë drejtpërdrejtë. Nga një veprim i tillë del qartë se kandidatët në listen e hapur duhet të angazhohen për vota dhe mbrojtjen e tyre, për të arritur objektivin personal dhe ate partiak.

Partitë e reja pa peshën e duhur
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit për të parën herë morën pjesë edhe disa parti të reja, të cilat arritën të marrin deputet, duke qenë pjesë e skenës politike në Shqipëri. Por, nga paraqitja e tyre kishte dyshime, për mundësinë dhe rolin e tyre në këtë sistem i cili është bërë sionim i pushtetit nga PS dhe opozita e PD.
Në sajë të mungesës së infrastrukturës partiake, këto parti politike nuk prodhuan debat politik, duke ofruar numër të kufizuar individësh, pa shpërndarje të gjerë territoriale, ku megjithatë arritën rezultate që nuk mund të nënçmohen. Kështu Mundësia fitoi 2 deputet(49,006 vota 3.0%), Nisma-SHB me 1 deputet (64,268 vota 4.0%) dhe Bashkë me 1 deputet( 24,621 vota 1,5%). Gjithsejt janë 137,895 vota ku nëse i shtohen edhe 20,864 vota të Koalicionit Euroatlanik që nuk ka fituar mandat të deputetit, atëherë gjithsejt janë 158,759 vota, numër i cili nuk mund të nënçmohet. Ka pasur vërejtje se dalja e tillë i ka dëmtuar ata, sepse po të bashkoheshin në një listë zgjedhore do të fitonin dyfishin e numrit të deputetëve, por siç duket kanë dashur të provojnë vetën para elektoratit votues.
Mashtrimi i mandateve
Në sajë të këtij ligji zgjedhor ku vendi është i ndarë në 12 qarqe, ku edhe votat ndahen sipas tyre, vota deformohet, sepse nuk tregon vullnetin politik të qytetarëve, të cilët kanë marrë pjesë në procesin e votimit. Mandatet nuk pasqyrojnë votën popullore, por shtrembërimin që sistemi bën mbi votën.
Në rastin konkret kemi të bëjmë me mashtrimin e mandateve, sepse deformohet vullneti i qytetarëve të cilët kanë marrë pjesë në votim. Nëse i analizojmë votat e PS del se kjo parti ka marrë rreth 10 mandate për të cilët nuk kanë votuar qytetarët, por falë ndarjes proporcionale rajonale që është rezultat i paktit Rama-Berisha nga viti 2008.
Po ashtu kemi diferencime të mëdha ne lidhje me votat për mandatin e deputetit. Kështu PS e cila fituar 83 mandate, del qartë se 1 mandat i deputetit është fituar me 10.317 vota, ndërsa e kundërta është për partitë e vogla. Në rastin konkret Nisma–SHB, edhe pse ka fituar 64.268 vota ka fituar 1 deputet(!), ndërsa Mundësia 49,009 vota ka fituar 2 deputet etj., që është rezultat i ndarjës në vendit në 12 zona elektorale. Andaj këto të dhëna janë të mjaftueshme për të kuptuar se duhet të ndryshohet Kodi zgjedhor, që Shqipëria të jetë një njësi zgjedhore, me pragun elektoral dhe me lista të hapura. Model në këtë aspekt mund të shërbejë ligji zgjedhor i Kosovës, që është ma i avansuari në nivel evropian.
Rinimi me deputetë të rinj
Në sajë të rezultatëve të zgjedhjeve në Kuvendin e ri të dalë nga zgjedhjet e 11 majit 2025, Partia Socialiste sjell 53 deputetë të rinj nga 83 mandate (rreth 63.8%), ndërsa koalicioni PD-ASHM ka vetëm 14 të rinj nga 50 (28%). Nga një përzgjedhje e tillë e kandidatëve për deputet del se kemi një paradoks praktik, ku me e “rinuar” është pushteti se sa opozita, ku është dashur të jetë e kundërta. Por, opozita në këtë aspekt nuk ka bërë llogaritë e duhura me emërtimin e kandidatëve për deputet në listen e mbyllur, sepse të tillët si të njohur me të kaluarën e tyre, nuk kanë qenë motiv për tu votuar nga elektorati i tyre votues, që është një nder shkaqet e humbjes së PD në këto zgjedhje.

Votimi sipas qarqeve në Shqipëri(11 maj 2025)
Listat e hapura iluzion!
Ndonëse opinioni i gjerë në Shqipëri ka kohë qe kërkon listat e hapura, për të votuar kanidatët e preferuar e jo listat partiake, një ide e tillë mbetet iluzion, sepse pakti i PS-PD, mbetet pëngesë e vazhdueshme. Kujtojmë se Kodi zgjedhor aktual është meritë e marrëveshjes apo pazareve politike në mes tyre dy subjektëve politike nga viti 2008, dhe plotësuar me 27 korrik 2024. Dhe në sajë të këtij kodi zgjedhor vetëm 44 nga 140 deputetë u zgjodhën realisht nga qytetarët përmes votës preferenciale, ndërsa 96 të tjerët u vendosën në Kuvend nga renditja e mbyllur e hartuar paraprakisht nga partitë dhe shefat e tyre. Nga një përbërje e tillë del se rreth 69% e deputetëve të Kuvendit nuk janë zgjedhur nga qytetarët, por janë emëruar fitues nga partitë, përpara zgjedhjeve.
Nuk ka dilemë se kemi të bëjmë me një sistem për të ruajturpushtetin me çdo kusht, andaj, ndryshimin e Kodit zgjedhor e vlerësojmë si kusht për mbijetesë politike, dhe të demokracisë pluraliste.
Votat preferenciale
Në vendet demokratike, vota me lista të hapura, apo siç quhet preferenciale është dukuri normale. Vetëm në këtë mënyrë qytetari ka mundësi të votoj dhe të zgjedh kandidatin e prefereuar. Kësaj here në Shqipëri për këtë kategori kemi pasur listën e hapur, e cila ka qenë gjysmake, sepse edhe votimi ishte i kufizuar për një numër të vogël kandidatësh. Në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë Blendi Gonxhja është kandidati më i votuar në të gjithë Shqipërinë, duke marrë 24802 vota, i ndjekur nga Erion Braçe 23864 vota.
Ndërsa nga Partia Demokratike vota preferenciale ka shkuar për Jorida Tabakun, e cila ka marrë 20565 vota. Tabaku ndodhej ne listen e hapur te Partisë Demokratike në Tiranë kuishte ne nje garë të fortë me Ilir Alimehmetin, i cili nuk u fut dot ne Parlament.
Duhet thënë se kandidatët e partive në listat e mbyllura, të cilët ishin të preferuarit të kryetarëve të partive politike, po të kishte qenë votimi me lista të hapura, nuk ka dilemë se një numër i vogël i tyre do të kishte kaluar, që kishte qenë vlerësimi real nga elektorati votues.
Diaspora votoi për herë të parë
Risi e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Shqipëri ishte se për herë të parë votoi edhe diaspora. Fillimisht për të marrë pjesë në votim janë paraqitur 245.935 ndërsa kanë marrë pjesë në votim gjithsej 194.889 qytetarë shqiptarë nga diaspora apo 79,24% e tyre. Ndryshe nga interesi relativisht i ulët brenda vendit, në diasporë interesi për të votuar është shumë i lartë.
Duke marrë parasysh se emigrimi i shqiptarëve nga Shqipëria ka qenë më i madh në Greqi dhe Itali, është e qartë se nga këto dy vende kanë ardhur numri më i lartë i votave. Kështu zarfet me vota te mberritura sipas shtetëve ishte: Itali 72,800, Greqi 52,942, Gjermani 20,318, SHBA 16,500, Mbretëria e Bashkuar 11,764 dhe Franca 3,830.
Ndërkohë, sa i përket qarqeve, numri më i lartë i votave të mbërritura janë të Tiranës me 41,748, ndjekur nga Fieri me 25,949, Durrësi me 19,699 vota, Elbasani 19,237, Korça16,049, Vlora 15,516, Shkodra 13,343, Berati 12,117, Lezha11,584, Dibra 7,339, Gjirokastra 6,531 dhe Kukësi 2,800.
Cekim se vota e diasporës është numëruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe është llogaritur sikur qytetari të kishte votuar në qarkun, ku ai banonte në Shqipëri.
Mundësi e vonuar e diasporës
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, janë të parat në skenën pluraliste në Shqipëri që ia mundësuan diasporës për të marrë pjesë në votime. Në sajë të fushatës në Itali e Greqi, që u mbajtën për herë të parë, partitë politike kanë pritur qe të mbeshtetën masivisht në zgjedhjet e 11 majit. Ndonëse pritshmëria ka qenë më e madhe pjesëmarrja në votime e 194 mijë votuesve, nuk duhet të nënçmohet, se ata kanë shprehur vullnetin e tyre për herë të parë në zgjedhjet parlamentare. Eshtë çështje tjetër se si kanë votuar, ku në sajë të rezultatëve më së shumti është votuar PS, madje rreth 70%, mbetet çështje për analizë. Por, numri i votave prej 194 mijë, është kontigjent i lartë, sepse po të konkuronte diaspora me një listë të veçantë ata mund të fitonin rreth 15-17 deputet, duke qenë subjekt i rëndësishëm në skenën politike. Por, asnjë parti politike kësaj here në listat e tyre të mbyllura nuk vendosi asnjë kandidatë deputeti nga diaspora, nga del se ata kësaj here kanë qenë vetëm votues, të cilët kanë votuar sipas ndërgjegjës së tyre.
Deputetët nga diaspora obligim politik
Diaspora duhet të propozojë vet kandidatët për deputet e jo duke iu lënë këtë mundësi partive, sepse ata i njohin më mirëindividët për përfaqësim. Por, fillimisht për këtë çështje duhet të ekzitojë vullneti politik i pushtetit, që të ndryshojë qasja për përfaqësimin e diasporës në skenën politike në Shqipëri.
Pasi diaspora mori pjesë për të parën here në zgjedhjet e 11 majit, kjo çështje duhet të analizohet e diskutohet, me konsenzus e pa paragjykime. Sepse diaspora përveç se ka mundësi të votojë edhe ajo mund të zgjidhet, sikurse qytetarët në Shqipëri.
Në sajë të përvojës pozitive nga vendet e ndryshme evropiane, mendoj se fillimisht për diasporën duhet të rezervohen disa vende në Kuvend. Numri i deputetëve do të përcaktohej në bazë të përqindjes së numrit të votuesve në vendin përkatës në diasporë. Angazhimi i diasporës do të prezantonte Shqipërinë në arenën ndërkombëtare me pasion e angazhim profesional, në favor të integrimit dhe imazhit ndërkombëtar.
Avancimi i diasporës duke qenë pjesëmarrëse në skenën politike do të nderonte çdo subjekt politik, duke lënë anash gjelozinë e egoizmin partiak, por duke vlerësuar kontributin e diasporës në demokratizimin e vendit si dhe investimet e realizuara në vendlindjet e tyre apo më gjerë. Sepse diaspora është ndërgjegjja e