Me rastin e tërmetit katastrofal që goditi Shqipërinë, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi solidarizohet me shtetin amë për t’iu ardhur në ndihmë viktimave dhe çdo qytetari shqiptar të prekur nga kjo fatëkeqësi natyrore.
Ju njoftojmë se tashmë Këshilli Kombëtar ka anulluar aktivitetet festive, ku mjetet financiare të parapara për këto evenimente festive do t’i dedikohen familjeve në nevojë të prekur nga tërmeti.
Ndërkaq, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Komunën e Ulqinit, nesër më 28.11.2019 do të mbahet Maratona e Pavarësisë Shkodër – Ulqin 2019, e teta me radhë, e cila këtë vit i kushtohet viktimave të këtij tërmeti.
Maratona nis në orën 09:00 nga Shkodra përballë godinës së Bashkisë Shkodër dhe caku përfundimtar është përballë Komunës së Ulqinit.