Seanca konstituive e përbërjes së re të Parlamentit të Malit të Zi do të mbahet nesër në Podgoricë.
Në seancën e parë pas zgjedhjeve parlamentare, të mbajtura më 30 gusht, do të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e rinj të Parlamentit të Malit të Zi, si dhe kryetari dhe anëtarët e Këshillit administrativ, një organ punues parlamentar i ngarkuar me zgjedhjet dhe emërimet.
Sipas parlamentit malazes, paraprakisht do të duhet të miratohet raporti i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare dhe mandatet e çertifikuara të deputetëve.