Nesër, e enjte, është seanca e dytë e Kuvendit Komunal të Gucisë, nga zgjedhjet e+ fundit.
Njëra ndër pikat e rendit të ditës është edhe zgjedhja e Kryetarit/es së Komunës.
Ky post, me marrëveshjen paszgjedhore i takon Partisë së Gjukanoviqit PDS (DPS), por zgjedhja në postin e të parit të Komunës duhet të kaloj përmes qendrës.
Zyrtarisht, nga PDS i Gucisë janë dërguar dy emra: Anella Çekiq – kryetarja e tanishme, dhe Rusmin Laliçiq – ish kryesuesi i Partisë “Për Guci” që tanimë janë shkrirë në PDS.
Deri me tani, nuk dihet se cili kandidat do të vije nesër, edhe pse në zgjedhje listën e kryesonte Znj. Çekiq.
/Plava e Gucia Sot