Nga e marta në Malin e Zi hyjnë në fuqi masat shtrënguese për të penguar përhapjen e shpejtë të infektimeve.
Mali i Zi konsiderohet ndër vendet me numrin më të madh të infektimeve në Evropë.
Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi ka njoftuar që Komisioni për Mbrojtjen e popullsisë nga infektimi me COVID -19, me propozim të Institutit për Shëndetin Publik ka vendosur që nga e marta (01.03) në qytetet Podgoricë, Nikshiq, Cetinjë, Ulqin , Herceg Novi dhe Plluzhinë të hyjnë në fuqi masa të rrepta që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së infektimit me COVID -19.
“Lock doWn ” parasheh kufizime dhe ndalime komunikacioni ndërmjet qyteteve, mbyllje të bareve, kafeneve dhe restoranteve.
Pa ashtu ndalohen vizitat në parqe, në ambientet për argëtimin e fëmijëve, vendeve për sport.
Njerëzve për punë do t’u kërkohet verifikim i lëshuar nga punëdhënësit, ndërsa të sëmurët lëvizjet e tyre duhet t’i dokumentojnë me raportet e lëshuara nga mjeku.
Niveli i infeksionit me Coronavirus në Malin e Zi vazhdon të jetë shumë i lartë.
Edhe më tej ky vend mbetet një nga vendet me numrin më të madh të të infektuarve në Evropë në 100 mijë banorë.
Kjo shifër arrin në 1 mijë e 370 të infektuar.
Aktiv për momentin janë 8 mijë e 628 persona të infektuar.
Shqetësues mbetet edhe numri i vdekjeve.