Për shkak të trendit të mirë të situatës epidemiologjike në Mal të Zi, nga e mërkura më 12 maj deri të enjten më 20 maj do të vlejnë masat e reja, më liberale, njoftohet nga Ministria e Shëndetësisë.
Siç thuhet, në territorin e Malit të Zi në tërësi ndërpritet ndalimi i lëvizjes i cili ishte nga mesnata deri në pesë të mëngjesit.
Po ashtu, ndërpritet edhe ndalimi i komunikacionit ndërqytetor i cili ishte në fuqi gjatë fundjavës.
Periudha e muzikës së gjallë në tarraca të objekteve hotelerike (lokale, restorante, etj.) shtyhet për një orë dhe lejohet nga ora 19 deri në 22.