Një nga perlat e bukurive natyrore të mbarë trojeve shqiptare Syri i Skafkaçit gjendet në Vuthaj të Plavë e Gucisë, në lartësi mbidetare prej cca 972 m. nën Majen e Rosit dhe është pjesë e Parkut Nacional të Bjeshkëve të Nemuna(Alpet Shqiptare).
Edhe pse ka më pak ujë, megjithatë mund të krahasohet, e madje mund të thuhet që është më i bukur se i famshmi Syri i Kaltër i Muzinës (Delvinë, Shqipëri) fal ngjyŕës së kaltër (tirkiz), ujit të pastër transparent dhe të natyrës së paprekur që e rrethon. Nga ky burim del lumi Gërrla, i cili rrjedhë nja një kilometër mbi sipërfaqe dhe kridhet në greminë duke e krijuar Ujëvarën e Hartinit një bukuri të rrallë të fshatit Vuthaj dhe krejt kësaj ane.
BUKURI QË TË LE PA MEND.
Prof Dr Naser FERRI


