Ngushëllime Familjes Thaçi për Humbjen e Kryefamiljarit – Babait të Ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi

Me pikëllim të thellë, portali “Plava e Gucia Sot” i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Thaçi dhe të afërmve të të ndjerit pas ndarjes nga jeta të babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në këto çaste të vështira, i bashkohemi dhimbjes së familjes Thaçi, duke uruar që shpirti i të ndjerit të prehet në paqe. Zoti u dhëntë forcë dhe durim familjarëve për të përballuar këtë humbje të madhe.

Ngushëllime të përzemërta nga Plava e Gucia  për familjen Thaçi, për farefisin dhe të gjithë të afërmit e të ndjerit.

U prehtë në paqe!