Partitë shqiptare duhet të bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare nëse Grupi i Punës nuk i siguron mandatet e garantuara përmes reformës së legjislacionit zgjedhor, tha për ”Vijesti” zyrtari i Alternativës Shqiptare (ASH) Nik Gjeloshaj.
Ai rikujton se në marrëveshjen e koalicionit “Shqiptarët e vensosur” dhe Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), ndër të tjera, parashikohet që kjo çështje të zgjidhet deri në vitin 2020, kur priten zgjedhjet e rregullta parlamentare.
“Përfaqësuesit e koalicionit qeverisës nuk mund të jenë pjesë e një zgjidhjeje e cila nuk do të lejojë përfaqësuesit autentikë të shqiptarëve të kenë mandate të garantuara përmes partive nacionale dhe se do të respektohet e vetmja pakicë në Mal të Zi, e cila dallohet si në nivel nacional dhe gjuhësor”. Kemi marrëveshje të qartë, jo vetëm me DPS, por edhe me partitë e tjera nga koalicioni qeverisës për këtë çështje, “tha Gjeloshaj.
Në zgjedhjet e vitit 2016 morën pjesë tri lista shqiptare, por vetëm koalicioni “Shqiptarët e vendosur”, të përbërë nga Forca, UDSH dhe ASH, fituan një mandat.
Në vitin 2011 me votat e DPS dhe DF, u hoq zgjidhja ligjore, sipas së cilës shqiptarët kishin qendra votimi të veçanta dhe mandate të garantuara në zonat ku janë shumicë. Gjeloshaj beson se duhet gjetur një zgjidhje për përfaqësuesit autentikë shqiptarë në parlamentin malazez. Ai thekosn se në zgjedhjet e vitit 2012, një mandat shqiptarve u kushtoi mbi 6.000 vota, kurse në vitin 2016, mbi 9.000 vota.
“Pas diskriminimit të dukshëm bazuar në numrat e dëshmuar nga viti 2012 dhe 2016, mendoj se partitë shqiptare nuk duhet të marrin pjesë në zgjedhje, nëse nuk ka ndryshime. Qëndrimi i koalicionit qeverisës është i qartë – do të mbështesë kërkesat tona, por për ndryshim kërkohet një shumicë prej dy të tretash, problemi më i madh është opozita e cila ndaj kërkesave tona është pozitive në fjalë, por në vepra shumë antishqiptare “, tha Gjeloshaj./Malësia.ME/