Deputeti Genci Nimanbegu deklaroi se do të votojë për rrëzimin e qeverisë aktuale dhe do të mbështesë çdo zgjidhje që do ta kthejë Malin e Zi në rrugën e duhur.
Kjo, thekson ai, nuk do të thotë se do të jenë pjesë e qeverisë së re sepse nuk duan të jenë thjesht një “dekor”.
“Siç kemi negociuar me qeverinë pro-serbe, do të negociojmë edhe me qeverinë pro-malazeze. Sado të drejta të duken zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ato nuk premtojnë rrugëdalje nga situata aktuale, tha Nimambegu.
Ai vlerëson se të gjithë kanë frikë nga ato zgjedhje dhe se synimi është që të mbahen vetëm në vitin 2024.
Zgjidhja në këtë shoqëri thellësisht të polarizuar dhe të ndarë duhet të gjendet në një dialog të gjerë dhe thelbësor mes të gjitha subjekteve politike, tha Nimanbegu./Malësia.ME/