Deputetet nga Kuvendi I Republikës se Kosovës ishin mysafire te deputeteve te Kuvendit te Malit te Zi, takimi cili u realizua ne kuadër te projektit “Dialogu publik mbi shfrytëzimin e qëndrueshëm te energjisë ne Evropën Juglindore” me organizimin e Fondit te hapur rajonal për Evropën Juglindore-Efikasiteti energjetik, organizatës gjermane GIZ dhe 5 shkollave politike te Këshillit te Evropës nga rajoni
Ne takim është folur mbi. Temat te cilat kane te bëjnë me fushën e energjetikes dhe shfrytëzimin e potencialeve energjetike, mbi perspektiven e mëtejshme te zhvillimit te kësaj dege, valorizimin e termo dhe hidro potencialeve, si dhe burimeve alternative te energjisë.
Nënkryetari I Kuvendit te Malit te Zi Genci Nimanbegu, gjate takimit me deputetet e Kuvendit te Republikës së Kosovës përveç temës mbi shfrytëzimin e qëndrueshëm te energjisë, ka theksuar edhe nevojën e rrugëve Deçan- Plave dhe Rozhaj- Pejë, te cilat janë rruge jetike për banoret e këtyre zonave.