Bashkëvendësi ynë Sylë Ibish Qosja i cili jeton dhe vepron në SHBA i cili këto ditë ishte për pushime në vendlindje në Vuthaj, dhuroi një kompjuter me të gjitha pajisjet përcjellëse i cili do përdoret për bibliotekën e Shtëpisë së kulturës.
Syla është pronarë i kompanisë “My IT direct” një emër i njohur në lëmin e informatikës në New York që ofron shërbime kompjuterike, njëherësh edhe anëtarë aktiv i komunitet tonë të Plavës dhe Gucisë, si gjithmonë i gatshëm të ndihmoj çdo aktivitet dhe nismë për Plavë Gucinë e veçanti Vuthajt.
Syla një intelektual i rritur në SHBA është edhe njëri nga donatoret e çmuar për jetësimin dhe realizimin e projektit të Shtëpisë së Kulturës në Vuthaj, projket ky që sot po e çmojnë dhe vlerësojnë të gjithë me rendësin e ti.
Si duket vuthjanet etur për dije asnjëherë nuk harrojnë rrënjët dhe vendlindjen e te parëve, i tillë është edhe ky shembull e donacion i Sylë Ibish Qosja.
/Plava e Gucia Sot

Syle Ibish Qosja sot gjate dorzimit te donacionit, ne Shtepine Kultures ne Vuthaj
