Një kronikë shumë e qëlluar nga Zëri i Amerikës në të cilen paraqitet realiteti (i hidhur) në Plavë e Guci.
Ç’do ditë e më shumë ikin njerëzit, ikin të rinjtë, e pak kush interesohet për fatin e këtyre që ende qendrojnë në vendin e vet!
Me gjithë perspektiven dhe potencialin që posedon ky vend, mungesa e investimeve dhe kushtet e rënda ekonomike kanë bërë që kjo trevë fatkeqësisht të boshatiset dita-ditës.
Andaj kushdo që dëshiron që realitetin ta shoh ndryshe, mund të gabohet sepse e vërteta është kjo, sado e dhimbshme qoftë!
Heshtja jonë karshi këtyre shqetësimeve, problemeve e halleve tona nuk e di se kujt do t’i konvenonte më shumë se këtij shteti e këtij pushteti?!
Pra, gjendja jonë reale në Plavë e Guci është e tillë;
është pra ky një alarm që dikush duhet ta merr parasyshë, dikë duhet ta shqetësoj kjo situatë kritike!
Mbesim duke shpresuar që njerëz vullnetmirë të interesohen për vendin e vet, të kontribuojnë në vendlindjen e vet duke bërë investime konkrete nga të cilat do të përfitonin të gjithë sepse u mbush vendi me shtëpi të cilat po rrinë të mbyllura!
Asdren Çelaj Bujar Hasangjekaj