NJË LAJM I MIRË NË KOHĒ TË KEQE

 Pas shume vitesh pune kerkimore shkencore, para nje muaji Prof.dr. Naser Ferri i lindur në Pejë por me origjinë nga Plavë e Gucia, e kishte perfunduar  librin e tij më të ri: “Peja gjate antikitetit”,  ne te cilin, mbi baza te zbulimeve arkeologjike trajtohet e kaluara  e Pejës gjatë antikitetit. Është kjo  vepra e pestë e  Prof.Ferrit,  ndërsa recensentë e kësaj  vepre jane arkeologët eminentë nga Kroacia: akademik Nenad Cambi nga Spliti dhe profesoresha  universitare  Krishtina Džin nga Zagrebi.Fati deshti qe libri te del nga  shtypi  ne kohe me te keqe te Coronavirusit dhe te ngjarjeve te pakendshme politike, por  promovimet publike të ketij libri do te behen ne Prishtine dhe ne Peje pas qetesimit te situates aktuale.