NJË MONEDHË ROMAKE ME SIMBOLE USHTARAKE E GJETUR NË PEJË

Vitin e kaluar në Pejë si zbulim rasti është gjetur një monedhë e kohës së perandorit romak Gordiani III.Edhe pse nuk ka vlerë të madhe materiale kjo monedhë paraqet dokument historik me rëndësi. 

Prof.dr. Naser FERRI 

Gjatë vitit 2021 në Pejë, si zbulim rasti ishte gjetur një monedhë e periudhës romake e punuar prej broncit. Kjo monedhë është gjetur në gjendje relativisht të mirë, me dëmtime të vogla në anën e majtë edhe në avers edhe në revers, por legjendat (mbishkrimet) janë lehtë të lexueshme. 

Në avers (faqeja e monedhës) është paraqitja e portretit të djathtë të perandorit Gordiani IIIo rreth të cilës është mbishkrimi vijues: IMP GORDIANVS PIVS FEL AVG (ImperatorGordianus Pius Felix Augustus).

Në bazë të paraqitjes së portretit dhe titullit perandorak në averstë monedhës është e qartë se monedha është prerë në kohën e perandorit Gordiani IIIo (225-244). Ky perandor kishte sunduar prej vitit 238  kur ishte aklamuar nga garda pretoriane në moshën 13 vjeçare deri më 244  dhe emri i tij i plotë perandorak ishte: IMPERATOR CAESAR MARCVS ANTONIVS GORDIANVS AUGVSTVS). Perandori Gordiani IIIo ishte vrarë nga Filipi Arab në vitin 244 në Dura Europos.

Në revers (shpina e monedhës) të kësaj monedhe është paraqitja e figures femrore në këmbë, e kthyer nga ana e majtë (e mban në dorën e djathtë një degë, ndërsa në të majtën një skeptër me atribute të hyjneshës romake Victoria (hyjneshës së fitores),  e cila është paraqitur e rrethuar me 2 figura anash: të demit nga ana e djathtë dhe të luanit nga ana e djathtë e saj.Figurat janë të kurorëzuara me mbishkrim si vijon: PMS COL VIM (ProvinciaeMoesiae Superioris Colonia Viminacium-Kolonia Viminacium e Provincës Moesia Superior), ndërsa nën këmbet e figurave është shkrimi në shkurtesa: AN IIII (anno quarto- që do të thotë viti i katërt nga fillimi i prerjes së monedhave në këtë punëtori monedhaprerëse) në bazë të te cilave edhe datohet monedha.

Në bazë të te dhënave që i ofron kjo monedhë kemi të bëjmë me një monedhë të llojit sesterc romak, i cili e ka peshën 21,25gramë, diametrin  3 cm. dhe trashësinë 3 mm,  ndërsa në bazë të shënimeve në revers të monedhës kuptohet se ajo ishte prerë në punëtorinë monedhaprerëse në Viminacium në vitin e katërt të veprimtarisë së kësaj punëtorie (respektivisht në vitin 242/243) e cila kishte filluar veprimtarinë e saj në vitin 239 të erës sonë.

Duhet cekur faktin se paraqitjet figurale (portreti, emri dhe titulli i perandorit në avers dhe figura e gruas në revers e shoqëruar me figura të demit e të luanit, e cila këtu paraqet personifikimin e provincës Mezia e Epërme), shënimi i punëtorisë ku është prerë (PMS COL VIM) dhe datimi  në revers (AN IIII) si dhe veçoritë e tjera të kësaj monedhe (materiali, dimensionet, pesha) janë të pothuaj të njëjta (dallojnë vetëm portretet e emrat e perandorëve të cilët i kanë prerë monedhat) me dy monedha të tjera të gjetura më herët në rajonin e Pejës.

Monedhat simotra të gjetura më herët

Monedha e parë e gjetur më herët është ajo e gjetur në fshatinDobrushë të Istogut si zbulim rasti në vitit 2007, me rastin e punimeve ndërtimore kur së bashku me disa copa tjegullash dhe material tjetër ndërtimor, ishte zbuluar edhe një monedhë prej bronzi nga periudha e okupimit romak të Dardanisë.

Përkundër faktit se veçoritë e saja nuk e fusin në grupin e  rariteteve numizmatike, kjo monedhë sjellë shumë më tepër  të dhëna interesante se ç’duket në shikim të parë lidhur me të kaluarën e regjionit ku është gjetur në momentin e caktuar historik.

Monedha në fjalë është e punuar prej bronzi, është mjaft e shlyer nga përdorimi dhe koha e kaluar në dhe, por megjithatë i ka të ruajtura elementet kryesore dhe mbishkrimet në të dy anët në gjuhën latine. Pesha e monedhës është 18,29 gr., diametri 28 mm., ndërsa trashësia e saj është 3 mm.

Në avers të monedhës është paraqitja e profilit të djathtë të një perandori, i cili është paraqitur me mjekër të kultivuar, flokë të shkurtra dhe kurorë dafine në kokë. Rreth portretit është mbishkrimi i shkruar në shkurtesa: IMP M  IVL PHILIPPVS AVG (Imperator Marcus Iulius Philipus Augustus), dhe në bazë të këtij mbishkrimi kuptohet se është fjala për një monedhë e cila ishte prerë në kohën e sundimit të perandorit romak MarcusIulius Philippus, apo Filipi Arab, siç njihet në histori, i lindur rreth vitit 204 të e.s.

Perandori Filipi Arab apo Mark Jul Filipi (MARCVS IVLIVS PHILIPVS, 198-249) kishte sunduar mes viteve 244 dhe 249 të e.s. Me prejardhje ishte nga Arabia dhe kishte qenë i biri i një sheiku (për çka edhe e fitoi nofkën Arab), ndërsa  si prefekt i gardës pretoriane ai kishte urdhëruar vrasjen e perandorit Gordiani IIIo  dhe ishte emëruar Caesar (princ). Më vonë e kishte marrë edhe titullin Augustus (perandor). Në aspektin ikonografik nëpër monedha dhe stoli ai paraqitej me mjekër dhe flokë të shkurtra, bashkë me gruan e tij, Otacilia, dhe të birin e tij më të vogël, Filipi IIo, si simbol i të ashtuquajturës “Concordia Augustorum” (harmoni perandorake). 

Titulli i tij i plotë zyrtar perandorak me të cilin paraqitet nëpër mbishkrime të  monumenteve epigrafike, dokumente zyrtare dhe nëpër monedha ishte: IMPERATOR CAESAR MARCUS IVLIVS PHILIPVS AVGVSTVS.

Në revers të monedhës në fjalë mbi figurat e gruas që personifikon provincën Moesia Superior dhe të demit e luanitjanë shënuar shkurtesat e punëtorisë monedhaprerëse: PMS COL VIM dhe AN VI, që do të thotë anno sexto (viti i gjashtë) dhe është datim sipas erës lokale të Viminaciumit. Koha e saktë e fillimit të erës lokale sipas të cilës datoheshin monedhat në Viminacium është diskutuar mjaft dhe supozimi më i ri është që kjo erë lokale ka filluar në qershor të vitit 239, ndërsa si duket datë më e pranueshme është korriku i vitit 239 dhe në bazë të këtij fakti edhe vetë monedha datohet mes viteve 244/5 të erës sonë.

Perandori Filipi Arab i takon kohës së krizave të mëdha të Perandorisë Romake, respektivisht periudhës së sundimit të te ashtuquajturëve “perandorë ushtarakë”, e cila kishte filluar me perandorin Maksimin Trakasin (CAIVS IVLIVS VERVS MAXIMINVS TRAX, 235-238), i cili në vitin 235 të erës sonëe kishte organizuar komplotin kundër perandorit Aleksandër Severit dhe pasi e kishte vrarë atë ishte shpallur perandor në mënyrë arbitrare, me aklamacion, nga njësitet ushtarake. Gjatë periudhës së përmendur legjionet, e më vonë garda pretoriane(njësitet elite të truprojave të përzgjedhur të perandorit), e aklamonin perandorin, por e njëjta ushtri më vonë e vriste perandorin dhe aklamonte një tjetër, i cili paguante më shumë për një gjë të tillë. Perandorin Maksimin e kishin shfronësuarGordiani dhe i biri i tij Gordiani IIo, ndërsa pas vrasjes së tyre ushtria e kishte shpallur perandor Gordianin IIIo.

Pas marrjes së fronit perandorak Gordiani IIIo kishte filluar fushatën luftarake kundër persianëve, por është vrarë ndoshta me urdhrin e Mark Jul Filipit (i cili për shkak të origjinës së vet fitoi nofkën Arab), të cilin garda pretoriane, komandant i së cilës ishte asokohe, e kishte shpallur perandor. Meqë në ndërkohë njësitet e ndryshme ushtarake kishin shpallur njëkohësisht edhe disa pretendentë të tjerë për fron perandorak, Filipi Arab kishte bërë marrëveshje për paqe me persianët dhe ishte përqendruar në luftë kundër konkurrentëve, prej të cilëve disa i kishte mposhtur, por edhe vetë e kishte humbur jetën në betejë kundër TrajanDecit, të cilin legjionet të që shërbenin në Mezi e kishin shpallur perandor.

Portreti më i famshëm i Filipit Arab, i cili është shkrirë në bronz, gjendet në Muzet e Vatikanit. Sipas dëshmive të bashkëkohënikëve të tij, Filipi kishte një shikim përgjues dhe ishte një tiran i cili nuk i kishte zënë besë askujt. Gjatë sundimit të tij, më 21 prill të vitit 248 të e.s., Roma kishte kremtuar 1000 vjetorin nga themelimi i qytetit. I mundur në betejë nga TajanDeci, ai kishte vdekur mes 29 gushtit dhe 10 tetorit 249 të erës sonë.

Monedha e dytë është ajo e gjetur gjatë gërmimeve arkeologjike në vitin 2014 së bashku me mbetje të objekteve arkitektonike, të disa monumente epigrafike të përdorura si spolia  (lat. spolis – përdorim sekondar i monumenteve si material ndërtimor) dhe tënjë sasie të materialit arkeologjik lëvizës.

Fjala është për një monedhë prej bronzi të gjetur në Dresnik të Klinës gjatë gërmimeve të udhëhequra nga kolegu Masar Valla, arkeolog nga Instituti Arkeologjik i Kosovës në Prishtinë, respektivisht për një sesterc (sestertius), mjaft të dëmtuar të kohës së perandorit Trajan Deci (CAIVS MESSIVS QVINTVS TRAIANVS DECIVS, 201-251), i cili ishte bërë perandor pas vrasjes së perandorit Filip Arabit në shtator të vitit 249, dhe në sundimin e të cilit  kishte filluar epoka e perandorëve nga radhët e ushtarakëve me origjinë ilire (Trajan Deci, Klaudi IIo, Kvintili, Aureliani, Probi, Diokleciani, Maksimiani, të cilët deri në kohën e perandorit Konstantini i Madh kishin reformuar Perandorin Romake të zhytyr në kriza të thella dhe e kishin shpëtuar nga shkatërrimi i shpejtë.

Perandori Trajan Deci (IMP CAESAR CAIVS MESSIVS QVINTVS TRAIANVS DECIVS  ose TRAIANVS DECIVS AVG) ishte i lindur në vitin 195 të erës sonë në Panoni të Poshtme.Prej vitit 234 kishte qenë legat perandorak në Mezi të Epërme ndërsa prej vitit 249 deri në vitin 251 kishte sunduar Perandorinë Romake pasi e kishte mposhtur perandorin FilipiArab, por ishte vrarë në luftë kundër gotëve në vitin 251.Përkundër faktit që sundimi i tij ishte i shkurtër, Trajan Deciështë i rëndësishëm meqë me te kishte filluar periudha e perandorëve romakë me origjinë ilire. Ka mbetur i njohur si rinovues i traditave të lashta romake dhe si armik e përsekutues i të krishterëve, ndërsa ishte vrarë së bashku me birin e tij në nëntor të vitit 251 të erës sonë.

Reversi i monedhës në fjalë bart paraqitjen e figurave të dy kafshëve dhe të një gruaje në mes tyre, duke qëndruar në këmbë, e kthyer në të majtë, e rreth figurave është mbishkrimi PMS COL VIM. Si edhe në reversët e dy monedhave paraprake figura e femrës mban në dorën e djathtë një degë, ndërsa në të majtën një skeptër me simbole të perëndeshës Victoria, (hyjneshës së fitores) dhe simbolikisht paraqet personifikimin e provincës së re Moesia Superior (Mezia e Epërme), e cila ishte krijuar në fillim të erës sonë pas pushtimit romak të Mbretërisë Dardane,në fillim si Provincia Moesia, që shtrihej deri në brigjet e Detit të Zi, dhe të cilën për arsye të administrimit më të lehtë, e kishte ndarë perandori Domician (TITVS FLAVIVS DOMITIANVS, 81-96) në vitin 86 të erës sonë në Mezinë e Poshtme në lindje,dhe Mezinë e Epërme në perëndim (bërthamën e të cilës e bënte territori i ish Mbretërisë Dardane, i cili gjatë kohës së themeluesit të Perandorisë dhe perandorit të parë të Romës-Augustit apo Gaius Julius Caesar Octavianus, zyrtarisht i njohur si CAESAR AVGVSTVS, 27 para erës sonë-14 të erës sonë,kishte qenë rajon i veçantë në kuadër të provincës Moesia).

Figura e femrës e ka kokën e zbuluar (edhe pse nuk shihet qartë për shkak të dëmtimit dhe ruajtjes së dobët të monedhës), është e veshur në tunikë të gjatë dhe i ka duart e ulura dhe të hapura mbi figurat e dy kafshëve. Në anën e majtë të reversit të kësaj monedhe (ana e djathtë e gruas) është paraqitja e demit, ndërsa në anën e djathtë është figura e një luani. Këto dy figura të kafshëve nuk janë rastësisht të paraqitura, sepse kanë qenë embleme ushtarake dhe simbolizojnë vendosjen e njësiteve të ushtrisë romake në provincën Moesia Superior.

Rreth paraqitjes figurale në revers të monedhës është mbishkrimi mjaft i palexueshëm i shkruar me shkurtesa: PMS C…(që në bazë të analogjive lexohet: Provinciae MoesiaeSuperioris Colonia Viminacium). Monedha është prerë në Viminacium (kryeqendër e atëhershme e Mezisë së Epërme, sot Kostollac buzë Danubit, afër Beogradit në Serbi). Në pjesën e poshtme, të ndarë të monedhës, është datimi AN XI (announdecimo) të vitit të njëmbëdhjetë nga fillimi i punimit të punëtorisë monedhaprerëse të Viminaciumit, që kishte prerë monedha për 16 vjet me radhë, respektivisht prej vitit 239 deri në vitin 255 të erës sonë, që do të thotë se monedha në fjalë duhet të jetë prerë mes viteve 249 dhe 250 të erës sonë.

Simbolet ushtarake dhe domethënia simbolike e paraqitjeve figurale në monedha

Bie në sy fakti që si në monedhën e gjetur në Pejë ashtu edhe në monedhat e gjetura në Dobrushë e Dresnik në revers është paraqitja e njëjtë figurale: gruaja kokëzbuluar, e veshur me tunikë (me duar të hapura në të cilat bartë një degë dhe një skeptër me atribute të perëndeshës romake të fitores Victoria), e cila në këtë rast e personifikon provincën Moesia Superior dhe anash saj janë figurat e demit e të luanit.

Figura e demit ishte emblemë e legjionit (brigadë ushtarake me 6000 ushtarë) Legio VIIo Claudia, i cili ishte krijuar në vitin 59 para erës sonë nga veteranët e ushtrisë së Jul Cezarit dhe i cili në fillim ishte i vendosur në provincën romake të Maqedonisë, ndërsa më vonë, gjatë kryengritjes së dy Batonëve (Batonit, prijës i  fisit të Desidiatëve dhe Batonit të Breukëve, mes vitit  6 dhe 9 të erës sonë) ishte transferuar në Dalmaci. Ky legjion në fillim quhej Legio VIIo Macedonica, por me rastin e rebelimit të guvernatorit Scribonianus kundër perandorit Klaud (TIBERIVS CLAVDIVS CAESAR AVGVSTVS GERMANICVS, 41-54), në vitin 42 të erës sonë, ushtarët e këtij legjioni i kishin mbetur lojalë perandorit. Pas shtypjes së rebelimit, perandori i kishte shpërblyer ushtarët për lojalitetin e treguar dhe e kishte dekoruar këtë legjion me titull: Claudia Pia Fidelis. Legio VIIo Claudiaishte transferuar në Mezi në vitin 62 të erës sonë dhe ishtevendosur në kampin ushtarak në Viminacium në Danub (Kostollaci i sotëm), i cili më vonë ishte bërë kryeqendër administrative, politike e ushtarake e provincës Mezia e Epërme.

Prej shekullit IIo të erës sonë në këtë legjion kishin filluar të shëbenin edhe ushtarët nga popullata e Panonisë, Mezisë së Epërme, Dakisë e Trakisë.

Në Mezi të Epërme janë dëshmuar gjurmët epigrafike me emra e shënime të tjera të mbi 100 ushtarëve aktivë dhe të rreth 320 veteranëve të këtij legjioni nëpër tërë provincën, duke përfshirë edhe territorin e banuar popullsi dardane, duke filluar nga Scupie deri në Timacum minus.

Pjesë e këtij legjioni kishte qenë edhe reparti i flotës lumore të marinës luftarake perandorake i cili ishte i shpërndarë nëpër lumenjtë e mëdhenj dhe kryente detyrat e patrullimit, vëzhgimit, furnizimit si dhe detyra të tjera në kuadër të legjionit.

Luani ndërkaq ishte emblema e Legio IVo Flavia Felix . Këtë njësit të ushtrisë romake e kishte krijuar perandori Vespasian(TITVS VESPASIANVS AVGVSTVS apo TITVS FLAVIVS VESPASIANVS, 69-79) në vitin 70 të e.s. dhe e kishte pagëzuar sipas gentilicit të vet Flavius ndërsa fill pas formimit e kishte transferuar në provincën Dalmacia. Në vitin 86 të erës sonë, pas ndarjes së provincës Moesia ky legjion ishte transferuar në provincën e re Moesia Superior dhe ishte vendosur në kampin e Singidunumit (Beogradi), po ashtu në bregun e djathtë të Danubit.

Meqë ky legjion kishte qëndruar në Dalmaci dhe Panoni, në përbërje të tij kishin shërbyer ushtarë nga këto provinca, ndërsa më vonë në të shërbenin edhe banorët e Mezisë së Epërme.

Edhe pse Legio IVo Flavia për një kohë të gjatë kishte qëndruar i stacionuar në Mezi të Epërme, megjithatë ka lënë më pak gjurmë epigrafike sesa Legio VIIo Claudia, kështu që në territorin e provincës Mezia e Epërme,  prej Scupit e deri në Singidunum, janë gjetur monumentet epigrafike të mbi 40 ushtarakëve aktivë si dhe të rreth 20 veteranëve, që kishin shërbyer në këtë legjion kryesisht gjatë shekujve IIo dhe IIIo të erës sonë.

Cilësitë dhe rëndësia e monedhave

Në bazë të materialit prej të cilit janë të punuara, të peshës dhe të cilësivetë tjera që i kanë monedhat e cekura, është e qartë që kemi të bëjmë me tre sestercë (sestertium) romakë dhe se këtomonedha hyjnë në grupin e të ashtuquajturave monedha të mëdha prej bronzi (“big bronze,” sipas tipologjisë, me 16 gram e më shumë peshë dhe me vlerë prej 2 asa e gjysmë), të cilët i përkasin të ashtuquajturit “emetim provincial” apo prerjeve provinciale (colonial and provincial coinage) të punuara në punëtorinë monedhaprerëse në Viminacium.

Llojet e tjera të monedhave që farkoheshin në Viminacium ishin monedhat e mesme prej bronzi (dupondius, me peshë prej 7 deri në 3 gram), dhe monedhat e vogla prej bronzi (të quajtura as, me peshë 4 deri në 3,5 gram) por sipas nevojës edhe antoninianët. Edhe pse për nga materiali, veçoritë stilistike, numri i ekzemplarëve, gjendja në të cilën janë ruajtur dhe elementet e tjera relevante monedhat në fjalë nuk kanë ndonjë vlerë të madhe materiale numizmatike, ato megjithatë sjellin mjaft të dhëna interesante lidhur me të kaluarën e rajonit ku janë gjetur.

Punëtoria monedhaprerëse në të cilën janë prerë monedhat

Veçanti e përbashkët e të te tria këtyre monedhave është mbishkrimi i shënuar me shkurtesa: PMS COL VIM rreth paraqitjeve figurale në revers, i cili zbërthehet si: ProvinciaeMoesiae Superioris Colonia Viminacium, që do të thotë: Kolonia Viminacium e Provincës Mezia Superior, ndërsa në pjesën e poshtme të ndarë të monedhës janë shënimet  AN IIII(anno quarto, në monedhën nga Peja), AN VI (anno sexto, në monedhën nga Dobrusha) dhe AN XI (anno undecimo, në monedhën nga Dresniku), që tregojnë vitet që nga fillimi i punës së punëtorisë monedhaprerëse në Viminacium dhe në bazë të tyre monedha e gjetur në Pejë datohet në vitin 242/243, ajo e Dobrushës në vitin 244/245 dhe ajo nga Dresniku në vitin 249/250 të erës sonë.

Viminaciumi është lokalitet antik në bregun e djathtë të Danubit (12 km larg nga Kostollci i sotëm) i cili, pas pushtimit romak të Mbretërisë Dardane dhe trojeve të fiseve të tjera mes Dardanisë e Danubit në fillim të shekullit Io të erës sonë, ishte bërë pjesë e provincës romake Moesia (Mezia) dhe pas ndarjes së saj në vitin 86 të erës sonë ishe shndërruar në kryeqendër të provincës së re Moesia Superior (pjesën dërmuese e të cilës e përfshinte territori i banuar me dardanë).

Për shkak të kufirit, me qëllim të mbrojtjes së Perandorisë Romake nga fiset barbare përtej Danubit, në këtë lokalitet pas pushtimit romak ishte vendosur një kamp i madh ushtarak ku kishin qëndruar disa legjione, nga të cilët Legio VIIo Claudia PiaFidelis kishte qëndruar nga shekulli Io të erës sonë dhe bashkë me Legio IVo Flavia Felix kishin qenë ekuipazh i përhershëm ushtarak i Mezisë së Epërme deri në fund të antikitetit.

Viminaciumikryeqendër administrative, politike, ekonomike e ushtarake e Mezisë së Epërme

Qyteti Viminacium ishte krijuar në kohën kur romakët i kishin pushtuar dardanët, skordiskët, tribalët e fiset tjera në veri nga Maqedonia dhe kishin arritur në brigje të Danubit gjatë dekadave të para të shekullit Io të erës sonë (në vitin 20 ose 44) duke e vendosur ushtrinë këtu.Asokohe në këtë territor buzë Danubit kishte jetuar fisi kelt i skordiskëve i përzier me thrakas.

Rëndësi të madhe lidhur me vendin e krijimit të këtij qyteti ka pasur pozita strategjike e tij në udhëkryqin e rrugëve të cilat lidhnin pjesën veriore të Ballkanit me pjesët e tjera të Perandorisë Romake, meqë njëra nga rrugët kalonte nëpër tërë territorin e Mezisë së Epërme në drejtim të Maqedonisë e Greqisë, ndërsa rruga tjetër nga Panonia shpiente buzë Danubit deri në brigjet e Detit të Zi.Edhe pse këto rrugë i kishte ndërtuar ushtria për nevoja të veta dhe në rend të parë kishin pasur funksion strategjik e ushtarak, megjithatë përmes këtyre rrugëve ishte zhvilluar qarkullimi i dendur i njerëzve dhe transporti i mallrave  dhe fal këtij fakti Viminaciumi ishte shndërruar jo vetëm në pikë strategjike e ushtarake ku tubohej ushtria për nisje në fushata luftarake, por edhe në një qendër të madhe prodhuese e tregtare duke pasur parasysh që rrethina e tij ishte e pasur me xehe dhe e përshtatshme për kultivim të drithërave, për çka kjo pjesë e Mezisë njihej edhe si Moesia Cerrina (Cerreris horreum) apo hambar i hyjneshës romake të bujqësisë e pjellorisë e pllenimit Cerera.

Sipas të dhënave Viminaciumi gjatë shekujve të parë të erës sonë ka qenë qendër politike, administrative e ushtarake dhe i kishte pasur rreth 30.000 banorë që do të thotë se asokohe kishte qenë më i madh se Pompei i famshëm në Itali, dhe shtrihej në sipërfaqe mbi 450 hektarë, nga të cilët deri më tash janë hulumtuar vetëm 3-4 % të kësaj sipërfaqe.Rëndësinë e këtij lokaliteti e dëshmon fakti se këtu janë gjetur rreth 14.000 varre me mbi 30.000 artefakte brenda tyre dhe për këtë arsye ky lokalitet njihet si varreza më e madhe e njohur e periudhës romake në botë.

Gjatë kohës së sundimit të perandorit Hadrian (CAESAR TRAIANVS HADRIANVS AVGVSTVS, 117-138), i njohur me emrin Publius Aelius Hadrianus, në vitin 117 të erës sonë Viminaciumi është ngritur në rang të muncipiumit romak (Municipium Aelium Hadrianum), ndërsa në gjysmën e parë të shekullit IIo të erës sonë u bë kryeqendër dhe seli e guvernatorit të provincës Mezia e Epërme.

Në kohën e sundimit të perandorit Gordiani IIIo (238-244) Viminaciumi ishte ngritur në rang të kolonisë- ColoniaViminacium (qytet me të drejta të plota romake) dhe sipas gjasave po në këtë kohë edhe e kishte fituar edhe të drejtën e prerjes së monedhave prej bakri dhe prej bronzi (por jo edhe të drejtën e prerjes së monedhave prej ari dhe argjendi).Në fakt pos kësaj punëtorie me karakter provincial, që nga koha e perandorit Trajan Deci, respektivisht gjatë  periudhës mes viteve 244-257të erës sonë në Viminacium kishte vepruar edhe një punëtori tjetër monedhaprerëse perandorake, në të cilën janë prerë kohë pas kohe, sipas nevojës, monedhat prej metaleve të çmueshmepër nevoja të financimit të fushatave ushtarake në Danub. Në bazë të fakteve numizmatike prerja dhe emetimi i monedhave prej bakri dhe bronzi në Viminacium, me legjendën PMS COLVIM të shkruar në reversë të monedhave, kishte vazhduar gjatë sundimit të 14 perandorëve dhe familjarëve të tyre, duke filluar prej Gordianit IIIo e deri te perandorët Galien dhe Valeriani Io (253-260).

Sipas shkrimeve të autorit antik Prisk, Viminaciumi ishte shkatërruar nga sulmet e hunëve në vitin 441, ndërsa në bazë të gjetjeve të thesareve të monedhave të fshehura në rasterreziqesh, në të cilët janë gjetur monedhat e perandorit TheodosiIIo (408-450), shkatërrimi i kësaj qendre të rëndësishme duket se kishte ndodhur disa vite më vonë, respektivisht në vitin 443 të erës sonë.

Krizat që kishin përfshirë Perandorinë Romake në fillim të shekullit IIIo, të cilat ishin shfaqur si pasojë e anarkisë politike, e fuqizimit të tepruar të ushtrisë dhe e keqpërdorimit të kësaj fuqie, kishin vazhduar deri në çerekun e tretë të shekullit IIIo të erës sonë, kur me perandorët Trajan Deci (249-251) dhe Aurelian (270-275) kishte filluar periudha e ashtuquajtur e “periudhë e sundimit të perandorëve ilirë”, e cila kishte vazhduar me perandorët Mark Aurel Probin, Mark Aurel Karin,  kishte vazhduar deri te Diokleciani,  i cili e kishte reformuar Perandorinë Romake, dhe duke e shpallur veten Iovius -i biri i kryehyjit romak Jupiter (duke u vu kështu nën mbrojtjen e tij, i kishte dhënë fund fenomenit të vrasjeve të perandorëve nga ana e ushtarëve të tyre) dhe kishte përfunduar me perandorin Konstantini i Madh.

Koha e prerjes së monedhave

Në bazë të shënimeve nëpër reverse të monedhave pa problem dëshmohet koha e prerjes së monedhave që është mesi i shekullit IIIo, që korrespondon me kohën e artë gjatë së cilës në provincën Moesia Superior ishin prerë monedhat ne punëtorinë monedhaprerëse të kryeqendrës së saj Viminacium (239-255 të erës sonë) me simbole karakteristike për këtë provincë, ndërsa pesha e monedhave tregon një stabilitet monetar të kohës së sundimit të perandorëve Gordiani IIIo, Filipi Arab dhe TrajanDeci, meqë në kohën e perandorit Trebonian Gali (CAIVS VIBIVS TREBONIANUS GALLVS, 251-253) pesha e monedhave të këtilla kishte filluar të bie duke rënë deri në 6,70 gram.

Thesari i monedhave të këtilla nga lokaliteti Izvore afër Mitrovicës

Po nga kjo periudhë kohore është thesari (depo monedhash zakonisht qëllimisht e fshehura, zakonisht në ndonjë enë prej argjile apo prej metali në rast të ndonjë rreziku) i monedhave i gjetur në vitin 2004 në lokalitetin Izvore mes Mitrovicës dhe Zubin Potokut i përbërë nga 28 monedha prej bronci të prera në kohën e sundimit të perandorëve: Gordiani IIIo, Filipi Arab, Filipi IIo, Trajan Deci, Etruscila, Kvinti, Trebonian Gali e Volusiani, 26 nga të cilat në avers bartin portretet e perandorëve të përmendur, ndërsa në revers bartin legjendën PMS COL VIMdhe kanë paraqitjen e figurës së femrës e cila personifikomMezinë e Epërme të rrethuar me paraqitje figurale të një demidhe një luani.. Dy monedha të tjera në revers kanë mbishkrimin:PROVINCIA DACIA, por ka gjasa që të gjitha këto monedha ishin prerë në punëtorinë monedhaprerëse  provinciale të Viminaciumit.

Përndryshe në territorin e Mezisë së Epërme janë gjetur gjithsej 16 thesare të fshehura me monedha të këtilla të prera në Viminacium mes viteve 252/253 të erës sonë, për të cilët supozohet që ishin të fshehura për shkak të rrezikut gjatë luftës qytetare që zhvillohej asokohe ose edhe nga rreziku nga sulmet e fiseve barbare.

Monedha e perandorit romak Gordiani IIIo e gjetur rishtas në Pejë, së bashku me dy monedhat e gjetura më herët në këtë rajon dhe me thesarin nga fshati Izvore afër Mitrovicës dhe thesaret etjera simotra të gjetura anembanë Mezisë së Epërme janë dokumente të rëndësishme numizmatike dhe dëshmi historikelidhur me prerjet provinciale të monedhave romake dhe me ngjarjevt e tjera historike të  mesit të shekullit IIIo të erës sonë në këtë provincë, respektivisht të kohës së periudhës së lulëzimit të kësaj province, bërthamën e së cilës e përbënte territori i banuar me dardanë e njëkohësisht edhe lidhur me të kaluarën e regjionit ku janë gjetur monedhat por edhe për krijimin e një pasqyrejelidhur me Perandorinë Romake në përgjithësi në momente tëcaktuara historike të kohës kur ishin prerë dhe kishin qenë në qarkullim.