Prof.Dr. Naser FERRI
Nga data 14 deri 17 maj qëndrova ne Guci enkas per ekspozitën personale te piktorës se njohur Kaltrina Hoti e cila për shume vite kishte jetuar dhe krijuar ne New York dhe Texas te Shteteteve të Bashkuara të Amerikës. Ekspozita u hap me 15 maj ne Shtëpinë e Kulturës së Gucisë ku pata rastin ti them edhe unë disa fjalë përshëndetëse.
Gjatë qëndrimit tim në Guci shfrytëzova rastin ta vizitoj varrin e stërgjyshit tim Jakup Ferrit, pastaj kullat e familjes Ferri (te cilat më nuk janë pronë e familjes) në Plavë dhe të takohem me shumë miq.
Përjetim i veçantë e shumë mbresëlënës ishte vizita në Hot të Kujit ku me mahnitën bukuritë e natyrës së virgjër të kësaj ane dhe mikpritja e piktorës hotjane znj.Kaltrina Hoti, ne galerinë e te cilës qëndrova.
Ishte kënaqësi e vërtetë qe pata privilegjin e nderin ti kaloi disa ditë të paharrueshme në vendin e origjinës sime për çka i falënderoj nga zemra zt.Esad Gjonbalaj, zt.Kelmend Keli Ahmetaj, zt.Gjovalin Nikçi, pronar i objektit hotelier “Casa Illyria” ne Dragijë të Gucisë, znj. Kaltrina Hoti dhe miqtë e tjerë, të cilët me kanë pritur me mikpritje malësorçe “me bukë e krypë (dhe jo vetëm) e zemër”
Ama zemrën e kishin të madhe! Tamam zemër malësore!



