Me datë 1 shkurt, 2020,(ditën e shtunë, ora 11.00 a.m.), Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, organizon një aktivitet – si akt mbështetjeje dhe solidariteti ndaj kolegut tonë, poetit dhe shkrimtarit të njohur, z. Agron Tufa, i cili u detyrua të linte atdheun bashkë me familjen.
Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë e shikon një akt të domosdoshëm për t’i qëndruar pranë, të paktën moralisht, cilitdo shkrimtar që përndiqet, përgjohet, kërcënohet dhe persekutohet për shkak të detyrës apo pikëpamjeve të tij politike.
Ky aktivitet solidariteti do të përqendrohet në diskutime, lexime tregimesh të shkurtra, si dhe recitime poezish të zgjedhura nga autori A. Tufa.
Shoqata e shkrimtarëve mirëpret përkrahjen dhe pjesëmarrjen tuaj në këtë eveniment të rëndësishëm.
Aktiviteti do të zhvillohet në adresën e mëposhtme:
2501, Jerome Avenue, Bronx, NY, 10458 ,në Monro College
Kryesia e Shoqatës se Shkrimtareve
Kryetari
Mhill VELAJ