(Foto ilustrim)
Të nderuar bashkëvendas, nxënës dhe prindër të respektuar,
Me kënaqësi ju njoftoj se kërkesa ime drejtuar Fondacionit Plavë-Guci në New York për grumbullimin e mjeteve financiare, me qëllim që të sigurohet pagesa e transportit të nxënësve për në shkollën e mesme në Plavë gjatë gjithë vitit shkollor 2025/2026, është realizuar me sukses.
Në këtë kuadër, kam kënaqësinë t’ju ftoj të shtunën, më 01 nëntor 2025, duke filluar nga ora 13:00, në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj, ku do të zhvillohet ceremonia e përmbylljes së këtij donacioni.
Gjatë kësaj ngjarjeje do të bëhet dorëzimi i mjeteve tek kompania transportuese dhe prindërit e nxënësve përfitues.
I ftoj përzemërsisht prindërit, nxënësit dhe profesorët që të marrin pjesë, në mënyrë që të gjithë së bashku të shprehim mirënjohjen për kontributin e çmuar të mërgatës sonë dhe të dëshmojmë bashkimin për të mirën e brezit të ri.
Me respekt,
Tina Sinanaj Qosaj

