Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe të afërmit se më 21 tetor 2025, u nda nga jeta në New York, në moshën 75-vjeçare, e dashura jonë
SANIJE (MILUSH) BALIDEMAJ
(e lindur më 7 qershor 1950 në Hakaj, komuna e Plavës)
Varrimi i të ndjerës u bë më 26 tetor 2025 në vendlindje, në fshatin Gropë-Martinaj, komuna e Gucisë, me nderime dhe pjesëmarrje të gjerë.
Sipas traditave, djemtë: Avdiu, Ardiani dhe Afrimi, së bashku me të afërmit dhe vëllazërinë e gjerë Balidemaj, si dhe bashkëfshatarët, hapin të Pamën për burra dhe gra më datë 14 dhjetor 2025, duke filluar nga ora 10:00 AM deri në 4:00 PM, në adresën:
Eastwood Manor
3371 Eastchester Road
Bronx, NY 10469
Në pikëllim të thellë:
Djemtë: Avdiu, Ardiani dhe Afrimi
Vajzat: Selvia dhe Ardijana
si dhe farefisi i gjerë Balidemaj dhe Milushi.
Redaksia e portalit tonë familjes Balidemaj i shpreh ngushëllimet më të sinqerta.