NJOFTIM PËR TË PAMË NGA FAMILJA VUKAJ

Me rastin e vdekjes së më të dashurës sonë,

HAJRIE KUKAJ VUKAJ

(e lindur më 24 qershor 1926 në fshatin Kukaj, Guci. Ndërrroi jetë në New Jersey më 13 tetor 2024, në moshën 98-vjeçare, u varros në Vuthaj)

Lajmërojmë komunitetin se, sipas traditave, familja e të ndjerës, djemtë: Zeqiri dhe Sadiku me kushërinjtë dhe të afërmit, si dhe vëllezërinë e gjerë Vukaj, hapin të pamën për burra dhe gra të shtunën, më 2 nëntor 2024, duke filluar nga ora 10:00 AM deri në 4:00PM, në Xhaminë që ndodhet në adresën:

43 Monroe Street, Garfield, NJ 07026

Të pikëlluar: djemtë Zeqiri dhe Sadiku, vajzat Xhevahirja, Nurija, Kada me familjet e tyre, si dhe vëllezëria e gjerë Vukaj dhe Kukaj.

Redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot” familjeve VUKAJ dhe KUKAJ ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.