Njoftim – Thirrje për aplikim në kuadër të projektit GORA 2025

Data e shpalljes: 03.11.2025

Afati i aplikimit: 03.11.2025 – 27.11.2025

Projekti GORA – “Adaptimi ndaj ndryshimeve klimatike dhe rritja e qëndrueshmërisë në zonat malore të Malit të Zi”, shpall thirrjen direkte për aplikim për fermerët dhe prodhuesit bujqësorë në kuadër të Komponentës 1 për vitin 2025.

Kjo thirrje është e hapur për të gjithë banorët e Komunës së Gucisë që merren me veprimtari bujqësore ose synojnë të nisin një aktivitet të tillë, sipas kushteve të përcaktuara më poshtë.

🎯 

Qëllimi i thirrjes

Të mbështeten fermerët e vegjël dhe familjet rurale që posedojnë deri në 3 krerë lopë ose nuk kanë fare bagëti (lopë pjellore, dele apo dhi), me qëllim zhvillimin dhe fuqizimin e qëndrueshëm të ekonomive familjare në zonat malore.

✅ 

Kushtet dhe të drejtat e aplikimit

  • Të drejtë aplikimi kanë personat fizikë që banojnë në zonat malore të përfshira në projekt.
  • Nuk kërkohet regjistrim paraprak si fermer pranë Ministrisë së Bujqësisë, por aplikantët duhet të regjistrohen deri në realizimin e projektit.
  • Aplikimet janë individuale dhe kanë për qëllim zhvillimin e fermave familjare.

🌿 

Komponenta 1.1 – Blerja e bagëtive të trasha dhe të imta

Mbështetet:

  • Blerja e lopëve pjellore, deleve dhe dhive.
  • Investime që ndihmojnë në fillimin ose zgjerimin e prodhimit blegtoral.

Mbështetje maksimale: deri në 2,000 €

Pjesëmarrja e aplikantit: 50% e vlerës së investimit.

⚙️ 

Komponenta 1.2 – Makineri dhe pajisje bujqësore

Mbështetet:

  • Blerja e makinerive, veglave pune dhe pajisjeve të reja bujqësore.
  • Investime që ndihmojnë prodhimin dhe përshtatjen ndaj kushteve klimatike.

Mbështetje maksimale: deri në 13,000 €

Pjesëmarrja e aplikantit: 50% e vlerës së investimit.

Kërkohet biznes plan.

🗓 

Afati i aplikimit

Aplikimet pranohen nga 03.11.2025 deri më 27.11.2025.

Dosjet e aplikimit duhet të dorëzohen në përputhje me udhëzimet e projektit GORA.

ℹ️ 

Për informacione shtesë

Për më shumë detaje rreth kushteve, dokumentacionit dhe mënyrës së aplikimit, qytetarët mund të kontaktojnë:

Këshilltarin për Bujqësi në Komunën e Gucisë, zt. Sefë Dedushaj.

📰 /Plava e Gucia Sot