Nju Jork: Përplasje fizike mes mërgimtarëve tonë dhe stafit të regjisorit serb

NEW YORK CITY : Shfaqja e filmit dokumentar “The Weight of Chains 3”- “Pesha e zinxhirëve 3”, që simbas regjizorit serb, paraqet mënyra aktuale me të cilat mund të rebelohemi kundër padrejtësive të sistemit në të cilin jetojmë”, nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët e Amerikës, të cilët për afro dy orë protestuan fuqishëm pra kinemas SVA, në qendër të Nju Jorkut.

Dokumentari në fjalë zgjatë 54 minuta dhe është realizuar në shtator të vitit të kaluar. Për filmin dokumentar patën reaguar edhe autoritet e Kosoves– që e dënuan një dokumentar të tillë ku Kosova , paraqitet me një imazh të keq.

Ndersa, reagimi Presidentit te Serbise, Aleksander Vuqiq, shefit te dilomacise Ivica Daqiq, dhe reagimi i Marko Gjuriq – Drejtorit të Zyres për Kosovën – per kete film dokumentar eshte ai që ata e mbështetin filmin dhe realizimin e tij, deri edhe financierisht, pra me para per propogande serbe.

Kurse, sot ne mbremje, dhjetra forca të policisë njujorkeze,nga NYPD, rrethuan dy anët e rrugës përball kinemas SVA- e cila ndodhet në rrugën 23-Street, në Mahattan – NYC, duke vendosur barrikada dhe bënë thirrje me megafonë për qetësi, në kohen që në Kineman SVA po shfaqej filmi “The Weight of Chains 3”- “Pesha e zinxhirëve 3”, i regjizorit serb .

Situata ne kete proteste disa orshe, nisi të tensionohet, kur një pjestar i stafit të regjisorit serb, arriti të provokojë rende shqiptaret.

Ai se bashku me dy te tjer, njeri i races rome i shoqëruar, nga një grup policësh, shpalosi një flamur te nacionalitetit serb – ku në qendër të flamurit, ishte vizatuar harta e Kosovës, me mbishkrimin ne gjuhen serbe, me gërma të mëdha “Nema Predalje(Kosovo)” – “Nuk e japim(Kosovën)”.

Ky ishte dhe momenti që çojë deri në atë që bëri të tensionohet situata në rrugën përball hyrjes së kinemas .

Policia e NYPD, e cila erdhi duke u shtuar numerin me forcat e saja, ndërhyri duke thirrur në ndihmë forca të shumta të cilat dhe vendosën barrikada, për ndarjen e grupit të protestuesve shqiptar, nga ai i pjestarve te komunitetit serb, për nga hyrja drejt kinemase.

Mbas provokimit me flamurin serb, dhe ngritjen e tre-gishtave nga pjestarët e komunitetit serb, grupi shqiptarëve protesus, që ishin vënë në krye të protestës, Marko Kepi, Gjek Gjonlekaj,Gani Shehu, Mark Gjonaj,Xheladin Zeneli, Ahmet Velaj, Naser Nika, Sabri Gjoni,Agim Gino Selmanaj, dhe Belul Qoku, dhe disa shqiptar të rinjë, nisën të thirrisnin me forcë, dhe shkëmbenin me serbët sharje dhe ofendime.

Madje, anetari I keshillit te Bashkise, se Nju Jorkut, Mark Gjonaj, disa her beri thirrje me megaphone, duke ju kundervene serbve me argumentat e viktimave te luftes, dhe ndaljen e shfaqjes se filmit.

Shqiptarët, ne kor iu kundërpërgjigjen serbeve, vazhdimisht me thirrjet e forta ; “UÇK-UÇK”, “Kosova është Shqipëri!”, “Kosova është Shqipëri,” “Adem Jashari”- “Sërbia, është vrastare,” – “Ju jeni Vrasës-Vrasës,” “ Ju jeni kriminel” Ju jeni Përdhunues -Përdhunues, Ju jeni Terroristë – Terroristë!, Shame on You – Turp për Ju”- “Pse nuk kërkoni falje!” “Amerika, është me ne!- Amerika, është me ne!” – Faleminderit Policisë së Nju Jorkut! – “Thank You NYPD”.

Beqir Sina