Përmes projektit Norvegjia për Ju – Mali i Zi, Norvegjia mbështeti instalimin e ndriçimit të ri publik LED në katër rrugët e e lagjes Begluci në Guci, për të cilin u ndanë 37.5 mijë USD.
Falë këtij projekti infrastrukturor të zbatuar nga komuna e Gucise, siguria për më shumë se 800 banorë të këtij vendbanimi është përmirësuar.
Kryetarja e komunës së Gusinjes, Anela Çekiq, tha se përmirësimi i infrastrukturës është një nga përparësitë e komune tonë.
“Me mbështetjen e Norvegjisë, ne arritëm të rrisim sigurinë e banorëve tanë të cilët jetojnë në katër rrugët e vendbanimit Begluci, sepse kjo pjesë e qytetit tani është e ndriçuar me ndriçim të ri LED. Komuna e Gucisë vazhdon të zhvillohet dhe ne besojmë se Norvegjia do të mbetet partneri ynë “, tha Anela Cekiq.
Komuna e Gucisë zbatoi këtë projekt publike për zhvillimin e infrastrukturës lokale, brenda projektit “Norvegjia për Ju – Mali i Zi”.
Norvegjia siguroi 33,45 mijë USD, dhe Komuna e Gusinjes 4,005 mijë USD.
Projekti përfshiu instalimin e 25 shtyllave dhe llambave me një forcë prej 700 milliamperes. Kështu, efikasiteti energjetik i ndriçimit publik në Guci arriti në 15% në raport me standardet.
Projekti Norvegji për Ju – Mali i Zi synon të kontribuojë në zhvillimin e ekuilibruar socio-ekonomik të Malit të Zi, përmes rritjes së mundësive të punësimit, mbështetjes së kohezionit social dhe përmirësimit të infrastrukturës lokale në komunat më pak të zhvilluara të Malit të Zi.
Projekti financohet nga Norvegjia me 1.4 milion EUR, dhe aktivitetet në terren zbatohen nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit (UNOPS).