Duke shikuar këtë listë të nxënsëve të vitit shkollor 1971/72, të cilën z. Hysni Prelvukaj e kishte marrë nga Shkolla Fillore Guci, më pushtoi një ndjenjë e fortë mallëngjimi dhe krenarie. Kujtimet e pashlyera u zgjuan fuqishëm – ato ditë kur djemtë dhe vajzat e gjeneratës sonë sulëshin me hare dhe entuziazëm drejt dijes, të gatshëm për sakrificat dhe sfidat që i prisnin në rrugën e ngritjes dhe mbijetesës.
Ishte një ndjenjë e papërshkrueshme krenarie në ato kohëra kur mendonim se e kishim Kosovën si dritë shprese për edukimin tonë tutje, ndërsa Shqipëria mbetej një ëndërr e largët dhe e shenjtë për ne por mollë e ndaluar. Ishte ajo frymë bashkimi dhe shprese që na mbante gjallë, një forcë që na shtynte të ëndërronim dhe të luftonim për të nesërmen.
Sa shumë do të doja që sërish të gufojë rinia në ato troje – që zërat e fëmijëve dhe të rinjve të mbushin klasat dhe oborret e shkollave tona që sot vuajn për vogëlushet që po lindin e rritën në mergim , do të doja të i shoh ashtu si dikur, me gëzim, shpresë dhe besim në të ardhmen. Le të ringjallet ai shpirt që dikur na mbante të bashkuar dhe krenarë!

Zymer R Gjonbalaj
NY 19 Mars 2025

