4. Për të tria pikat e përmendura në Protokoll, gjegjësisht për çdo gjë që ka ndodhur në mes të përmendurve: vrasje, plagosje, vjedhje dhe grabitje, për Pipersit dhe dasmorët turq të vrarë, sipas dëshirës së krerëve nga të dyja anët, ia falin të gjitha njëri tjetrit dhe për të gjitha ato hedhin “gurin në ujë”. – Por nga tash e tutje, kushdo që merr guximin të vrasë nënshtatasin e shtetit fqinj apo të bëjë çfarëdo të keqe, ai do t’u nënshtrohet dënimeve të ligjeve të përgjithshme penale, të njërit apo tjetër shtet.
5. Për të katërtat, që shtetasit e Perandorisë kanë me i marrë nga shtetasit e Principatës, pranojmë që konisioni i përzier në pranverë t’i vlerësoj të ardhurat (vjetore?): kuj dhe sa duhet me i dhënë në vjet, e nëse komisioni i përzier nuk (do ?) punën (mundet ta kryej?) punën e tij derisa frutet të mblidhen, atëherë pronarët të dalin në tokat e tyre dhe vet, sipas adeteve ….të marrin të katërtën ( që u takon?) dhe për këtë të obligohet Qeveria e Malit të Zi se kjo do të bëhët rregullisht (çdo?) vjet, gjegjësisht se të katërtat do të jepen.
6. Gjashtëdhjetëmijë (60.000) …. që Qeveria e Malit të Zi……të iu ndajë agallarëve të Plavës e Gucisë, t’i marrë komesari otoman dhe t’ju ndajë sipas emërtimit dhe të …… deftësë se i kanë marrë.
Pasi …….plavianët e gucianët iu kan falur të ardhurat dhe të katërtat e……(mbetura?) nga vitet e …. (kaluara?) dhe se asnjëherë nuk do t’i kërkojnë, nënshtetasit (otoman) duhet t’ju falin nënshtetasve malazezë të gjitha të ardhurat e mbetura nga hanet, livadhet, shtëpitë, e po ashtu nënshtetasit malazezë … nënshtetasve otomanë mos të kërkojnë asgjë,nga njëri tjetri….., por pronarët dhe ne komesarët….. ( mungojnë disa rreshta)
6. (nga fleta e gjashtë ka vetëm 5 rreshta, të tjerët mungon. Ka mundësi që në gjuhën osmane teksti mund të jetë i plotë)
… (nuk është?) ndaluar rojeve ose ka sh(tënë) në roje, ai duhet t’u bjerë në dorë rojeve, i gjallë apo i vdekur. Roja fajtorin e tillë, në se ka qenë më armë, do t’ia dorëzojë pushtetit kompetent vendor.
7. Nëse nga njëri apo tjetri shtet do të shkoj në shtetin fqinjëndonjë njeri i keq e atje të bënte çfarëdo të keqe e përseri të jetë kthyer….. (në shtetin e tij?), pushteti kompetent i vendit të tij është i obliguar (nëse) dëmi është bërë, t’i përgjigjet pushtetit vendor të shtetit tjetër ndërsa të gjitha sendet e vjedhura t’iakthejë ose nga ai që e ka bërë të arkëtoj vlerën e (vërtetë).
Për të gjitha, të cekura në protokoll, si në parathënie po ashtu edhe në (të?) 7 pikat, ne të autorizuarit nga të dyja anët – shtetet – në emër të Qeverive tona të Larta, e sipas dëshirës së krerëve…… nga të dyja anët e përmendura, e përfunduam punën tonë këtu në Vinickë më 19 dhjetor 1892 (sipas (kalendarit) turk 1308) ku “gurin në ujë) e (hodhëm?).
Të gjithë punën tonë e regjistruam në protokolle, të dy në gjuhën tur(ke) dhe serbe, ashtu që komes(aret) do të kenë (nga) një (kopje) dhe në të dyja (do të nënshkruhemi).
Komesari Otoman Komesari i Principatës malazeze
Gjeneral major B. Gard
Tah(u)j(i)r
Sipas këtij protokolli janë vrarë e plagosur 115 turq (lexo:shqiptarë) dhe 107 nënshtetas malazez. Për arsye të hapsirës dhe përpunimit të mëtejshëm të dokumentit (sidomos krahasimit të tekstit në gjuhën turke dhe serbe) po japim vetëm emrat e tre prersona të vrarë ose të plagosur nga të dyja anët:
Nga pala shqiptare (turke):
1. Hasan Tafil Kastrat, është vrarë para 5viteve e gjysmë, nën Treshnjevë të Vasojeviqve; Sipas tregimit të Novo Lakiqit e ka vrarë Shaboviqi prej Zabrgjës, kushëri i kap.Jevrem Bakiqit.
2. Toko Shuti Vuthnjani, para 7 viteve është vrarë nga kushërinjtë e gruas së vet, e cila ka qenë nga Mali i Zi, ajo i ka sjellur kushërinjtë e vet dhe ata e kanë vrarë;
3. Osman Rexhep Vuthnjani, duke u kthyer nga Peja para 5 vitesh, ku kishte marrë drithë, kur mbërrijti në Bistricë, natën, e vranë ushtarët e kap. Rade Mikiqit.
Nga pala malazeze:
1. Mllagjen Lakiqev, nga Velika, 45 vjeç, ka vdekur në Rugovë, në Kuqishtë, më 12 korrik 1882, e kanë vrarë kuqishtasit.
2. Millonja Velov, nga Velika, 20 vjeç, është plagosur më 25 gusht 1883 në shtëpinë e vet: E kanë plagosur natën nokshiqsit.
3. Rade Markov, nga Velika, 30 vjeç, ka vdekur në Çakor më 23 qershor 1887; e kanë vrarë rugovsit.
Shqiptarët u vranë kryesisht në rrugë për në Berane, Andrijevicë, Plavë dhe Pejë nga komandantë e serdar të ushtrisë malazeze, por edhe në mal e në prag të shtëpisë. I kanë vrarë po ashtu duke ruajtur dhentë, në mesin e të cilëve edhe një grua ( gruaja e Ibrahim Ethemit) dhe u vodhën 500 dhenë. Shekullarët dogjën 20 stane me ç’rast u dogj çdo gjë që u gjend brenda e në mesin e të cilëve ishin edhe 2 fëmijë të vegjel. Me atë rast at morën vetëm 10 kuaj sepse çdo gjë tjetër ishte bërë shkrum e hi. Vlen të përmendet edhe vrasja e fisit Koliq të cilët ishin duke gjuajtur peshk, i rrethuan dhe vranë e plagosën 9 veta.
Kjo na jep të kuptojmë se malazezët, për realizimin e qëllimit të tyre e që ishte plaçkitja dhe grabitja e gjësë së gjallë dhe të mirave matriale, nuk e kursenin jetën e shqiptarëve, madje as të grave dhe fëmijëve. Kështu jeta e shqiptarëve në trojet e Rugovës, Plavës e Gucisë ishte bërë tmerr dhe e padurueshme.
Për sa i përket listës të cilën krerët shqiptarë ia kishin dorëzuar komisionit të përzier duhet theksuar se numrit të përgjithshëm rendor duhet t’i shtohen edhe 23 të vrarë e të plagosur. Krerët shqiptarë, përshembull vrasjen e plagosjen e 9 anëtarëve të familjes Koliq e evidentuan në një numër rendor e kështu edhe në 8 raste të tjera, prandaj numri i të vrarëve dhe të plagosurve shqiptarë arrinë në 128 veta.
Nga ana tjetër krerët malazez nuk e bënë këtë gabim sepse ato evidentuan çdo person veç e veç pa marrë parasysh se a kanë vdekur si individ apo më shumë sish. Megjithate edhe listës malazeze, mbi këtë bazë, duhet shtuar edhe 4 veta kështu që numri i përgjithshëm i të vrarëve apo të plagosurve malazezë është 111 veta.
Malazezët kryesisht janë vrarë e plagosur nga rugovsit e vuthjanët por edhe nga Martinajt e gucianët dhe pothuajse çdo herë kur tentonin të kryenin grabitje edhe pse ka raste që janë vrarë nga plaçkitësit shqiptarë.
Në përpilimin e listës për nevojat e komisionit të përzier malazezët u treguan shumë më të vëmendshëm. Ata për të rritur numrin e të vrarëve apo të plagosurve në listë kishin futur edhe emrat e atyre që kishin rënë në fushën e betejës në “Polje” të Mojkovcit. Siç e kemi vrejtur më lart humbjet në njerëz apo të të mirave matriale në fushën e betejës nuk ishtin objekt i punës së komisionit, prandaj numri i përgjithshëm i listës së përmëndur duhet të zvogëlohet për 25 veta çka do të thotë se numri i të vdekurve dhe të plagosurve malazezë nuk ishte më i madh se 86 veta.
Sidoqoftë, jeta e shqiptarëve në zonat kufitare me serbë e malazezë, kudo qofshin ato, në Plavë e Guci, Hot e Grudë apo Shestan e Krajë, e cila tri herë u plaçkit nga malazezët vetëm në periudhën e Mbretërisë Malazeze, nuk ka qenë e lehtë dhe e sigurt, përkundrazi ka qenë e mbushur përplot me trazira e vuajte të lloj-llojsme, ka qenë një sfidë e vërtetë për ruajtjen e trojeve tona etnike shqiptare.
Publikimi i këtij protokolli nuk duhet të mendohet si një akt i cili zhvillon urrejtjen ndaj njërës apo palës tjetër, përkundrazi ai, për kohën kur u nënshkrua, është shumë pozitiv për vëndosjen e marrëdhënieve të mira ndërmjet viseve kufitare dhe për sigurimin e një jete normale të popullatës aty, nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër ky akt shërben për të mësuar historinë tonë me qëllim që të përfitojmë sot apo nesër nga proceset apo veprimet e ngjajshëm e për të mirën tonë.