Të premten Prokuroria e Kosovës ka dërguar në Gjykatë aktakuzën ndaj 12 personave për manipulimet me listat e veteranëve.
Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbi Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhja dhe Xhavit Jashari do të gjykohen nga Nushe Kukaj-Metaj, kunata e ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Qarkut në Pejë, Salih Mekaj.
Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin edhe zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
” Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë më dt.14.09.2018, ka pranuar aktakuzën kundër të akuzuarve A.Ç, N.L, S.H, SH.D, Q.G, SH.B, A.D, RR.B, F.F, S.E, F.SH dhe XH.J për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422. Lënda në fjalë i është ndarë për gjykim gjyqtares nga Departamenti për Krime të Rënda, Nushe Kuka-Mekaj”, ka thënë Gashi.