Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Nxënësit shqiptarë të shkollës fillore të Plavës shpërfillën nga autoritetet e arsimit


E drejta e shkollimit në gjuhë amtare është e drejtë kushtetuese e zbatimi i kësaj të drejte në praktikë është obligim i shtetit te Malit te Zi. Shqiptaret autoktonë në këto troje nuk kërkojnë lëmoshë  nga askush po kërkojnë përmbushje te  obligimeve qe i ka shteti malazez karshi pakicave kombëtare. Ka kohë që nxënësit e shkollës se Plavës ballafaqohen me një absurditet te pazakonet për një vend normal, por jo vend te tipit dhe mentalitet ballkanit ku egoja mbizotëron arsyen.

Ne mesin e gjuhëve alternative te përzgjedhura ne shkollën fillore te Plavës është edhe ajo e gjuhës gjermane. 

Absurditeti merr kahjen e vet atëherë kur nxënësve shqiptarë ua sjellin një arsimtare te komunitetit boshnjak për ti mësuar fëmijëve shqiptarë gjuhën gjermane pa e ditur asnjë fjalë të gjuhës shqipe.

Ishte reagimi i arsyeshëm  i prindërve shqiptarë që alarmoi paksa autoritet gjegjëse pas bojkotit të fëmijëve të kësaj mënyre të imponuar të mësimit.. Redaksia e portalit tonë ka  kontaktuar  Dr Agron Lecajn qe njehërit, Dr Lecaj qe  ka edhe femiun e vet në klasën e nëntë të kësaj shkolle  duke u ballafaquar me këto sfida te pazakonta dhe me padrejtësinë institucionale.

Dr Lecaj ka sqaruar se më në fund është arritur një zgjidhje me pranimin e një mësimdhënësi shqiptar nga Ulqini, por edhe pse mendohet qe është bërë një zgjidhja ajo është e mangët sepse mësimdhënësi nuk është pranuar me normë te plotë, gjegjësisht është pranuar me 8 ore në javë që i bie se paga e tij është rreth €220 dhe duke e llogaritur koston e jetës, arsimtari nga Ulqini e ka të pamundur qëndrimin në Plavë edhe përkundër dëshirës se tij, kur dihet se rroga mesatare ne Mal te Zi është rreth €540. Ne, si prindër kerkojmë që të bëhet një zgjidhje afatshkurte deri në përfundim të vitit shkollor , më 10 Qershor 2022 me shpresën që fëmijet tanë të pëmbyllin vitin shkollor sukseseshem dhe me arsimtarë të tyre në gjuhen tonë të bukur shqipe.

Gjatë komunikimit tonë me Dr Lecaj ai theksoi se është i bindur se do te bëhet një zgjidhje fal angazhimit e prindërve por edhe përkrahësve nga jashtë institucioneve si alternativë e vetme qe  ka mbetur si opsion i mundur, sepse aty ku ka  munguar përkrahja institucionale asnjëherë nuk ka munguar bujaria e ndihma konkrete e atdhetarëve të denjë e zemërgjerë  të kësaj treve,

Duhet shtuar se përveç problemit me  mësimin e  gjuhës gjermane me të cilin ballafaqohen fëmijët shqiptarë në shkollën fillore të Plavës, problemi i njëjtë është edhe me lënden e  edukatës fizike, ku fëmijët shqiptarë I mëson arsimtari I edukatës fizike i cili  nuk e din asnjë fjalë të gjuhës shqipe, përkundër faktit që janë dy shqiptarë të cilët janë të diplomuar në Fakultet të Edukatës Fizike.

Për te gjitha këto anomali u.d të drejtorit të shkollës fillore  të Plavës Hamdia Llalliq, i përkatësisë boshnjake,  bëhet  i shurdhër dhe me vetëdije e me qëllim shkel mbi të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Malit të Zi për edukim në gjuhë amtare të shqiptarëve autoktonë.

Esad Gjonbalaj 

Exit mobile version