Mandatari për përbërjen e Qeverisë së re Zdravko Krivokapiq u ka bërë ftesë organeve shtetërore që urgjentisht ti ndërmarrin të gjitha masat për mbrojtjen e liderit të Lëvizjes qytetare URA Dritan Abazoviq.
Krivokapiq ka theksuar se Mali i Zi kurrë më nuk guxon të jetë shtet në të cilin do të sillen në pyetje të drejtat themelore njerëzore. “Kërcënimet ndaj Abazoviqit janë kërcënime ndaj çdo gjëje që është normale dhe progresive në vendin tonë. Organet shtetërore urgjentisht duhet të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme për mbrojtjen e tij, por edhe të qytetarëve të tjerë të Malit të Zi” , ka theksuar Krivokapiq në Tuiter.
Për ndryshe nga Lëvizja qytetare URA në konferencën e djeshme për gazetarët kanë theksuar se drejtori i drejtorisë së policisë Veselin Veloviq dhe udhëheqësit e tjerë të sektorit të sigurisë do të mbajnë përgjegjësi të drejtë për drejtë nëse Dritan Abazoviqit ose familjes së tij u ndodh ndonjë e keqe. Nga drejtoria e policisë kanë theksuar se policia nuk është në dijeni se Abozoviqit i është rrezikuar siguria, duke theksuar se as agjencia për sigurinë nacionale nuk disponon me informata dhe të dhëna të tilla.